Këshilla/Blog

Xhimi 17.09.2020

Pershendetje. Jam nje djale 20 vjec. Prej kater vitesh vuaj nga crregullimet e ankthit.
Jeta ime ne keto kater vite nuk ka qene e thjeshte. Cdo mengjes kur zgjohesha kisha nje lloje frike dhe ankthi qe gjithmone me shoqerohej me te vjella dhe sa here qe ndodhesha midis shum njerezve ose ne autobuz por edhe kur takoja njerez te rinj ose ne situata sikleti kisha frike dhe nje lloj ankthi qe me do e mos do te shoqerohej me te vjella.
Kam qene kshtu per dy vjet por me pas ankthi filloi te agravohej me shume dhe me pas vendosa te shkoj tek nje mjek neurolog i cili me dha 2 medikamente, Alprozolam ABC dhe Serenita. Pasi mbarova keto medikamente fillova te ndjehesha me mire dhe te mos kisha me probleme. Por pas 6 muajsh shenjat e ankthit filluan te shfaqeshin prap por jo ne ate stad te agravuar te meparshem. Dhe kam qendruar ne kte gjendje deri me sot.
Dje ne mbremje kam ndejtur ne nje ambjent ku po konsumohej lende narkotike te llojit hashash dhe nuk e kam ndjere veten mir dhe jam larguar shkova ne shtepi dhe duke ndejtur kam perjetuar kriza te tmerrshme paniku ankthi stresi me dukej sikur po vdisja degjoja zhurma ne vesh kisha vetem te vjella djerse te ftohta zemra rrihte shpejt skisha qene kurr ne kte gjendje. Shkova serisht tek mjeku neurolog dhe kete here me dha 2 medikamente te tjera sedoxil dhe neurovital forte.
Doe te vazhdoj me keto medikamente por une akoma nuk e kam marre veten mire nga ajo nate e tmerrshme dhe kam frike.

  1. Mirela Gokaj thotë:

    Pergjigje
    Faleminderit qe I jeni drejtuar faqes sone per ndihme. Me keqardhje mesa keni shkruar me siper
    konstatova qe ju nuk keni marre nje terapi te mirefillte per ankthin tuaj dhe jeni trajtuar jo nga nje mjek psikiater I cili eshte I specializuar per problemet dhe crregullimet e shendetit mendor por nga nje mjek neurolog fusha e specializimit e te cilit nuk jane crregullimet e shendetit mendor. Ju jeni trajtuar ne menyre simptomatike me qetesues te thjesht pas perdorimit te te cilave ju keni riperjetuar po te njejtat probleme. Do ju sugjeroja te benit nje konsulte me nje mjek psikiater dhe te merrni mjekim te pershtatshem si dhe te benit edhe ndonje séance psikoterapeutike per te kuptuar me mire mekanizmat dhe arsyet e ankthit tuaj.
    Gjithe te mirat,
    Mirela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.