Këshilla/Blog

Anxhi 05.05.2020

Hi nuk e di sa do mund ta shpjegoj duke e shkruar ate qe me mundon ! Po kam ven re dhe eshte nje situat qe me zhgenjen shum n fund.se di pse jam gjithmon ne kerkim te dikujt qe te jem e lumtur afeksionohem shpejt ne dike e besoj jap gjithcka qe ta bej te funksionoj perfshiheme u be vite me ndodh e njeta gje dhe. Gjithmon ngelet ne nje mardhenie 3-4 muaj rasti me mire dhe po me mundon shum kjo gjendje ndjehm ne faj qe nuk funksion ku gaboj!se dhe ngaqe perfshihem e vuaj kete pjese kur perfundon dicka me dhimbset e humb
Nuk jam e qet!jan gjera qe nuk inflas dot me te gjith me mendjen se do gjykohem e jan gjera qe mbaj me shume per brenda dhe me ndikon shume me ben nervoze si te hutuar te pamperqendruar

  1. Anonim thotë:

    Hey edhe une jam si ti! Sa here qe njoh dike dashurohem shume shpejt dhe pershihem teper ne lidhje. Bej sakrifica shume te medha dhe perfundoj e zhgenjyer. Duke e ditur kete asnjehere skam dashur te lidhem por rastesisht kam njohur disa persona dhe perfundimi ka qene aspak I gezueshem.

  2. Anonim thotë:

    🥺🥺🥺
    Po na ndodh pa e kuptuar dhe jemi te veteijshme qe nodshta sduhet te jemi keshu 🥺

  3. Nuk Je Vetem thotë:

    Përshëndetje e dashur

    Faleminderit që na ke shkruar dhe shprehur atë që të shqetëson dhe të mundon.
    E lexova me shumë vëmendje letrën tënde dhe e ndjej gjithë parehatinë që ke me veten, cfarë mendon, cfarë pret dhe cfarë të ndodh duke kaluar nga një gjendje në tjetrën dhe duke u përpjekur të rregullosh gjendjet dhe mendimet e tua. Ndjesitë që kalon të japin përshtypjen sikur je në një park lojrash që janë emocionuese por edhe të duhet të përballesh me menaxhimin e tyre dhe fundin. E ndonjëherë nisemi me idenë që do kënaqemi po zbulojme dicka tjetër.
    Tani në qoftë se unë po e kuptoj drejt këtë që ti ke shkruar, unë mendoj se ti krijon shumë pritshmëri në mendjen tënde për atë që shpreson të gjesh, të ndërtosh, të kesh, afatet që do, si e do dhe pastaj përplasesh se nuk e kupton se ku gabon.
    Sigurisht që ne kemi nevojë të krijojmë pritshmëri për gjërat që duam apo kemi, po sa këto pritshmëri përputhen me realitetin.
    Psh ti thua që afeksionohesh shumë dhe shpejt, po përse e bën këtë gjë kur mund ta marrësh më qetë dhe si një rrugëtim dhe një mënyrë për të njohur tjetrin. Përse vendosesh në presionin e një marrëdhënie kur lidhja në fakt duhet menduar dhe zgjedhur pak më vonë? Ti nisesh me supozime dhe prandaj afeksionohesh por në këtë process ti mund të mbi-bësh disa gjëra që s’duhet ti bësh, ose nuk I lë hapësirë marrëdhënies të zhvillohet me ritmin e vet, por edhe tjetrit që të zhvilloj afeksionin sipas ritmit të vet.
    Kjo ishte e para. Ndërkohë që thua që lidhjet zgjasin pak. Duket sikur edhe këtu ke vendos afat ose I lexon tani si afate që është dicka më negative dhe s’të ndihmon. Disa lidhje zhvillohen, disa mbarojnë, disa kthehen në miqësi të përhershme. Përpiqu të mësosh se cfarë mesove për veten dhe tjetrin dhe jo të shohësh afatin. Kjo do të ndihmojë në lidhjen e ardhshme.
    E kuptoj që vuajtja është më e madhe se pritshmëritë janë më më të mëdha që në start.
    E kuptoj edhe që e ke të vështirë të flasësh me të tjerët se ndoshta ke edhe një ndjesi dështimi, por shpresoj që përgjigja të të ketë ndihmuar të kuptosh pak më shumë për cfare bën në këtë proces dhe s’është totalisht e vërtet që s’ke me kë të flasësh pasi mund të na kontaktosh gjithmonë ose të vish në chatin e faqes për më gjatë.
    Të uroj gjithë të mirat më tej dhe reflektim të mbarë

    Me respekt
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.