Këshilla/Blog

Keshillim 23.04.2021

Jam nje vajze 18 vjecare dhe prej 2 vitesh jam e fejuar. Kemi pasur nje marredhenie te mir para se te fejoheshim por nje dit e kapa te dashurin duke folur me nje vajz tjeter. Mu pergjerua mu lut dhe si përfundim e fala sepse e dua shum madje edhe familjet tona e dinin. Me von u fejuam e filluan problemet. Behem xheloze pa shkak prej asaj dite por edhe i fejuari im nuk me jep siguri te plot. Zihemi shum shpesh e kjo gjendje me ka rrenduar shum psikologjikisht dhe emocionalisht. Gjithmon qaj merzitem madje edhe nga jeta ime. 2 her kam dashur qe edhe te bej vetevrasje. Besoj se kam hyr ne nje gjendje depresive, qe ta kaloj stresin pres letra ne copa shum te vogla rri ne vetmi ne erresir degjoj keng trishtuese nuk ndihem aspak mire por atij si behet von rri disa dit pa folur me mua pastaj me merr e un smundem ti mbaj meri dhe pajtohem. Shpesh her i kërkoj te me fali sa me shum dashuri sepse kam nevoj te ndihem e vleresuar ta kam vemendjen e tij te kujdeset e te shqetesohet per mua. Ne disa momente me duket sikur me do shum por ne disa momente nuk arrij ta njoh, lotet e mia i quan fallco me quan qyrramane e pamend e shum gjera te tjera ofenduese. Edhe un them ndonj fjal me teper se dua te shfryem por prap nuk me kalon merzia. Problemi im eshte se prej nje viti kam dhembje koke shum te madhe nganjeher me vjen per te vjell nuk kam vullnet per asgje ndihem shum e lodhur. Prinderve te mi nuk dua tju tregoj per gjithcka qe me ndodh sepse nuk dua ti shqetesoj e ti merzis se me kan pik te dobet. Ju lutem mund te me jepni nje mendim ose keshill se nuk po di cfar mund te bej sepse e dua ate me shum se jeten time.

  1. Julia thotë:

    E dashur dua te te keshilloj si motren time edhe jam ca vite me e rritur . Duhet patjeter te flasesh me prinderit per cdo gje . Eshte mire per ty qe te lirohesh edhe te maresh mendimet e tyre sepse ata kane me teper pjekuri . Te keshilloj mos te rrish vetem e mbyllur por te jesh sa me shume active. Studio,puno edhe meru me sport ose me hobe tjera .
    Ne momentin qe do vendosesh veten ne paren vetem atehere gjerat do ndyshojne per mire .
    Te uroj me te mirat .

  2. Arela Çarku thotë:

    Përshëndetje,

    Më vjen mirë që po shprehesh dhe po e shkruan vuajtjen tënde. Edhe pse në një letër virtuale por të paktën nuk po e pret atë në copa të vogla për të hequr stresin por po kërkon ndihmë duke e ndarë atë që të shqetëson. Ky hap është shumë I rëndësishëm, sidomos pas një kohe kaq të gjatë në errësirë shpirtërore dhe fizike, të mbushur me trishtim dhe dyshim. Më vjen keq që nuk po ndihesh e kuptuar nga i fejuari jot dhe duket shumë lënduese fakti që nuk po arrini dot të komunikoni realisht midis jush. Mungesa e komunikimit të duhur sjell dhe vështirësi për të kuptuar nevojën që keni. Ti po kërkon të ndjesh siguri nga aid he të ndjesh që vërtetë të do dhe se nuk do tradhëtohesh nga ai, ndërkohë që mbrojtja e tij duket sulmuese dhe kjo gjë lëndon akoma dhe më tepër. Lëndimi është aq I madh sa më duket sikur lexoj që po ndiheni aq e dëshpëruar sa mendimi për vetëvrasje mbetet një rrugë veprimi. Por çfarë do të sillte ky veprim? Çfarë synon realisht të arrish? …Është e dhimbshme të lexosh që ndjen se të është mërzitur jeta, por në këtë pikë është e nevojshme të flasim mbi mendimin suicidal si formë reagimi ndaj mërzisë apo sjellje e cila synon një shqetësim, vëmendje dhe përkujdesje nga i fejuari jot.
    Je duke mbajtur pasha të mëdha dyshimi mbi supe dhe frika se mos e humbet të fejuarin dhe dashurinë e tij, pot ë largon nga vetja e cila po kërkon ndihmë përmes humbjes së dëshirës së saj për të lëvizur, për të bërë diçka dhe reagon me të vjella sikur nuk po mundet ta përtypë më realitetin në të cilin po jeton. Gjithashtu, të mbash shqetësimin për mirëqënien e prindërve nuk është pak. Ndjenja të vetmisë dhe të viktimizimit ushqehen Brenda teje duke të bërë të ndihesh edhe më e trishtuar dhe njëkohësisht e frikësuar nga braktisja *(nuk mundesh as të i mbash mëri të fejuarit)!
    Ti ke nevojë të flasësh. Të ndjesh vetveten dhe të ndash vuatjen tënde. Përveç familjes, a ke persona ku mund të mbështetesh dhe të ndash shqetësimin tënd. A ke miq dhe shokë të ngushtë? Gjithashtu, ti ke chatin e Nuk je Vetëm për të komunikuar me psikologe/psikoterapiste mbi vuajtjen tënde sikurse dhe mund të vijojmë të komunikojmë bashkë…
    Këshillimi me një psikolog do të të ndihmojë shumë.. tashmë ti je duke e bërë..dhe po kërkon ndihmë për veten. Kujdesu për të !

    Uroj më të mirat,
    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.