Këshilla/Blog

Linda 16.08.2020

Përshëndetje jam 25 vjeqare deri moshen 23 kam qene shume mire me gjithqka mandej diqka fillova ndryshu sem lejke pershtypje kurgjo e lash fakultetin e lash punen nuk flas me njerez thjeshte jam e lodhne tan kohen smundem te beje kurgjo spo mundem me gjete veten, as ndjeje dhimbje fizike as psikike thjesht veq lodhje edhe si mjegull ne mendje,sme bene pershtypje asgje askush jam si e vdekur ne trup te gjalle, ju Faleminderit

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike thotë:

    Përshëndetje e dashur,
    Nga letra jote, kuptoj që ke dy vite duke jetuar me vështirësi të përditshme. Besoj që je përpjekur me veten që t’i zgjidhësh problemet dhe ta përmirësosh gjendjen tënde. Megjithatë, jo gjithmonë përpjekjet me veten na çojnë në zgjidhje. Unë të këshilloj fort që të kërkosh ndihmë më tej. Më vjen mirë që na ke shkruar dhe e ke zgjatur dorën për ndihmë, por ndiej që ke nevojë për një ndihmë akoma më të madhe, më konkrete. Tako një psikolog, gjeje kohën dhe kurajën për të folur me një profesionist të shëndetit mendor, që do të të ndihmojë të kuptosh përse kanë ardhur këto ndryshime dhe të gjeni bashkë mënyra për t’u ringritur dhe për të vazhduar përpara. Natyrisht, shërimi kërkon kohën e vet, por të sugjeroj ta fillosh trajtimin sa më parë. Shpresoj që të kesh sa më shumë njerëz ndihmues pranë vetes dhe të inkurajoj t’i shfrytëzosh të gjitha burimet në dispozicion. Ka gjithmonë arsye të ditura apo të fshehura të cilat mund të bëhen shkak për ndryshime të tilla të menjëhershme, të cilat nëse nuk trajtohen, mbeten aty dhe përkeqësohen me kohën. Ndihmoje veten, sepse besoj se është gjëja më e çmuar që ke! Këtu në faqe ke shumë ekspertë që mund të të gjenden pranë, përfshirë edhe mua. Mund të na shkruash sërish këtu ose në chat-in live në faqen nukjevetëm.al për të folur më gjatë për ndjenjat dhe përjetimet e tua.
    Të uroj shumë durim dhe forcë për të përballuar gjithçka që po kalon!
    Përzemërsisht,
    Lediona Braho
    Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.