Këshilla/Blog

doda 24.11.2022

Jam ndar nga i dashuri per arsye pse kam qen tek tetja ime ne fejes te djalit te saj nuk me ka shkruajtur vetem blloka nuk jam mire me mungon

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje,

    Uroj që kjo përgjigje të të gjejë mirë.
    Ne jemi qenie evoluese dhe vazhdimisht në ndryshim, jo vetëm të dëshirave, nevojave por edhe të njerëzve që kemi pranë. Pothuajse, të gjithë përjetojnë të paktën një herë në jetë, një ndarje nga partneri. Mënyra e përjetimit të ndarjes ndryshon tek gjithsecili. Ndarja nga partneri/ partnerja, nuk lidhet vetëm me humbjen e personit por me humbjen e gjërave që keni pasur bashkë apo planeve për të ardhmen. Kjo është e vështirë dhe kërkon kohën e vet. E rëndësishme është të kuptosh gjendjen në të cilën ti ndodhesh. Si ndihesh ti tani? Cfarë të mungon? Ndoshta, kjo ndarje mund të ketë aktivizuar tek ti ndjesinë e braktisjes dhe të qenurit vetëm. Nga ana tjetër, ndjej sikur je duke fajsuar veten për këtë ndarje. Ndjenjat e fajit, braktisjes, vetmisë e bëjnë akoma më të vështirë situatën tënde. Me aq sa ti më tregon në letrën tënde, duket sikur je ndëshkuar (bllok, ndarje) për dicka që dhe mund të diskutohej mes një cifti që duan njëri tjetrin. Nëse në situatën tënde, do të ishte një e afërmja jote apo një shoqe që ti e do dhe e vlerëson, si do e këshilloje? Përpiqu ta shohësh situatën tënde si një e tretë, nga larg. Identifiko nevojat e tua. Për cfarë ke ti nevojë tani? Cfarë është më e mira për ty? Si mund ta ndihmosh ti veten tënde?
    Gjithashtu, nëse është e mundur, përpiqu të vlerësosh marrëdhënien që ke pasur. Cilat janë anët pozitive? Po, ato negative? Ku peshon më shumë peshorja? Në një marrëdhënie, edhe nëse kjo marrëdhënie përfundon, respektohen nevojat dhe vendimet e secilës palë. Ti dhe askush tjetër, nuk ke në dorë vendimet e të tjerëve. E vetmja gjë që mund të bësh është të vlerësosh gjërat që ti ke. Familjarët, miqtë apo kolegët nëse je në një punë. Kërko ndihmën e rrethit tënd të afërt. Kalo kohë cilësore me njerëzit që ti do dhe bëj aktivitete që të pëlqejnë.
    Jepi kohë dhimbjes tënde dhe njëkohësisht merr kohë për t’u kujdesur për veten. Do doja të më rishkruaje për pyetjet më lartë, për mënyrën se si ndihesh dhe se si e mbush ditën tënde. Mund ti drejtohesh edhe chatit të faqes nukjevetëm.al. Ne jemi këtu me dëshirën për të të ndihmuar.

    Gjithë të mirat!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

  2. dona says:

    pershendetje e dashur te falenderoj
    nga zemra  per pergjigje , un
    kam shume probleme , ky
    djali  as sum merr as sum len
    qashtu zhag tash
    tjetri   problem eshte nuk
    jam ne pune nusja vllaut se len as barna mem ble shume e keqe
    menxi  po pres mu feju a
    mu martu e mu hek prej ksaj
    shpie jom e lodht prej jetes
    kur jom kan n pune mka shfytzu
    shume vllau e tash pom shkel

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.