Këshilla/Blog

S.Z 26.04.2021

Pershendetje!
Qdo dite e me shume me humbet vullneti per jete, nuk ka gje me te keqe se te jesh i terbuar nga vetja, te mos kesh vullnet te zgjohesh per jete, qdo dite qdo frymemarrje eshte si nje vdekje, vuaj shume nga bullizmi, gjithmone kam vuajtur, kam shume defekte, njerezit gjithmone me kane perqeshur per faktin qe jam i shkurt, kam probleme me te folurit, nuk kam shume shoqeri…ne fakt kam frike edhe te bej, edhe ato pak shoke qe kam pasur me injorojne per shkak te ketyre defekteve qe sapo i permenda, definitivisht nuk e di qfare do te ndodhe me mua, ne shkolle fillore edhe shkolle te mesme isha shume nxenes i mire por nuk kisha mundesi ta vazhdoj fakultetin per shkak te kushteve, mendoj se jeta ka qene shume e padrejte me mua, i shoh shpesh njerezit qe i kam pasur ne klase qe kishin nota te dobta qe kane perparuar me shume se une, te gjithe me shikojne me nje lloj perqeshje edhe perulje qe kane shume efekt ne procesin e depresionit tim te perditshem, nuk di qfare te bej, jam shume shume keq…nuk mundem me…

  1. Anonim thotë:

    Asnjeher mos u dorezo. Te gjithe kemi kaluar bullezim dhe une kam kaluar me kane tallur per faktin qe isha e dobet. Njerzit gjithmone do gjejne dicka per te te paragjykuar. Po une e dua sic me ka bere zoti duaje dhe ti. Dhe ngrie koken lufto per enderrat e tua. 💜

  2. Sara thotë:

    Mos thuaj nuk mundesh! Cdo person eshte ndjere i bullizuar edhe un kam qene e bullizuar , kam kuptuar sado perfekt te jesh ne jete njerzit gjithmone do gjejne dicka, jo te gjith e duan lumturine tende , po zoti familja jote e deshiron! Forca cohu jam e sigurt qe ndjen dhe ke shum gjera te bukura per te bere ,jam e sigurt qe je dikush me vlera dhe vlerat duhet ti vleresosh ti jo te tjerit . Ji falenderues zotit per te gjitha qe ti ka dhene😊

  3. Pseudonimi thotë:

    te keshilloj qe te vazhdosh jeten perpara dhe te mos ua vesh veshin se qka thone per ty , ti duhet ta duash veten tende dhe mandej edhe njerzit do fillojn te duan dhe pranojn ashtu siq je . Te betohem qe kam par njerez qe ndoshta me jan dukur shum perfekt mirpo jan perqeshur nga njerzit . (keshtu qe rri shlir dhe bej paqe me veten)
    vetem tek ne shqiptaret ende kemi ksi paragjykime
    te uroj gjith tmirat

  4. El thotë:

    Ne fakt s.z
    Edhe une kam pasur një jetë shume te komplikuar dhe te veshtirë,sidomos pjesen shoqerore e kam pas tmerr,pjesa e shkolla ka qene ferr per shkakun se une shpesh bija ne sy si njeri ndryshe nga te tjeret ne veprime mendime ide,për shkak se kisha urrejtje ndaj sjelljeve bullizuese te t tjerëve,shpesh nuk me degjonte njeri dhe nuk dija te vetmbrohesha nga keqdashje,nuk kisha shoqeri,dhe kto gjera me ndikuan edhe ne rezultatet e mia mesimore,pavarësisht kesaj un kte vit perfundoj bachelorin nga gushti 2021dhe edhe ne universitet pavarësisht se fillimi dukshme mire po perjetova nje ngjarje te keqe nga idiotsia dhe keqdashje e te tjerve,ne fakt eshte pendimi im me i madh qe i lash njerzit te kishin një rendesia te madhe ne mendjen t’ime ne kohen t’ime dhe ne notat e mia,une do bej një vit pushim para se te vazhdoj master sepse jam lodhur nga vitet e shkolles,edhe une kalova ca muaj te lodhshme ne trishtim,me an te nje psikologeve arrita sadopak te rikthehesha ne jeten me shprese dhe te rikuperoja besimin ne vete,t’a keshillosh e ty,nuk je i vetmi qe paragjykohesh qe nuk pranohesh,nuk je

  5. El thotë:

    Nuk je i vetmi qe bie ne sy si i ndryshëm,qe nuk i dukesh mjaftueshm shoqeris oer te dashur,po njerzit keshtu janë,nuk ndryshojnë,mos kujto ti se edhe ata qe jan shoqeri e kan jeten lule,sepse njeriu shikohet ca lloj personi eshte si i trajton ata qe jan me keq se vetja,nje njeri i tillë edhe po te jet shoqeri dhe ne Shqiperi me shume kan shoqeri Sharësit e bullizuesit se sa njerzit e mire e te urte,t’a kesh kshu te sigurt se ata jan persona qe nje dit demtojn,nuk ke pse i’a ul vleren vetes pse je i shkurter apo ke probleme ne te folur ose je tip ndryshe nga te tjeret,rendesia ka shpirti yt i padjallëzuar,nuk ke ce do shoqeri me te tile njerez qe te ulin vetëbesimin dhe te injorojnë,fillo nje kurs,nje pune apo ca do qe te mbushesh kohen dhe shko te nje psikolog,shprehja veten dhe si ndihesh,si)ajo do te ndihmoje shume,je akoma i ri dhe do t’a shihesh qe po bere gjerat we deshe dhe leke te kesh shtepin punen dhe femijen tend s’do t’a cash me koken per budallenjt e ktij vendi,madje e vetmja gje për ca do pendohesh do jete qe ke dashur miqesin me tillë njerez dhe i je munduar t’u hapesh mendjen,a sqarohet gje idiot,sherrxhiut,bullizuesit,Sharësit
    ,tallsit?Jooo .
    Vetem duaj veten sepse vetem ate ke gjith jeten.
    Asnje tjeter.
    Njerzit janë te perkoheshem,sot i ke neser nuk i sheh me kurre.

  6. Bylyre Serjanaj thotë:

    Pershendetje!

    Së pari të falenderoj që i je drejtuar nukjevetem.al për të shprehur shqetësimin tend. Bullizmi është një fenomen që prek pjesën më të madhe të njerëzve, qoftë në shkollë, punë apo në ambiente të ndryshme. Ndërkohë, si pasojë e tij vjen përjetimi i mendimeve dhe ndjenjave të tilla. Është e kuptueshme mënyra se si po ndihesh.

    Ti specifikon se të ka humbur vullneti për jetën. A je ndjere më parë kështu? Kur të ka filluar për herë të parë ndjesia sikur po humbet vullnetin për jetë? Sa kohë ka që po ndihesh në këtë mënyrë? Kur të fillojnë këto ndjenja, në cfarë situatash? Je i ftuar të më shkruash në lidhje me këto pyetje duke më përshkruar njëkohësisht përditshmërinë tënde dhe gjërat që ty të pëlqejnë (qofshin aktivitete, hobi, persona).

    Vërtetë që mund të jesh i rrethuar nga persona që të gjykojnë për pamjen tënde të jashtme, Mund të lexosh dhe të kuptosh se personat që bullojnë apo përbuzin janë persona që kanë një histori vetjake problematike dhe janë të pakënaqur me veten dhe gjërat që i rrethojnë. Problemi qëndron tek ata dhe jo te ty. Mendo për personat që të qëndrojnë pranë dhe të mbështesin. Ata mund të jenë familjarë, të afërm, miq apo koleg pune. Qëndro me persona që të vlerësojnë pozitivisht dhe të duan pranë. Fol me ta dhe shpreh shqetësimin tënd. Duhet me patjetër që gjithë këtë shqetësim ta shprehësh diku, qoftë familjarë apo profesionist te fushës së shëndetit mendor. Mos harro që nuk je vetëm, ndjehu i lirë të na shkruash përsëri.

    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.