Këshilla/Blog

Ani 30.04.2021

Ju pergezoj per punen tuaj te palodhur dhe inkurajimin qe ju jepni vertet njerezve .ju lutem mund te me thoni a sherohet depresioni plotesisht?kam degjuar qe depresioni eshte si nje gote. E thyer qe nuk ngjitet 100%,por rikthehet ne situata te ndryshme. Te jetes.faleminderit

  1. Dr. Mirela Gokaj thotë:

    Pershendetje dhe te falenderoj qe na ke shkruar.
    Eshte e vertet qe depresioni mund te kurohet por nuk mund te them se sherohet. Synimi I
    trajtimit eshte remisioni, qe do te thote largimi I simptomave. Eshte shume I rendesishem
    mjekimi ,por edhe stili i jetes kujdesi qe keni ndaj vetes rritja e brendshme me kohen qe ju
    urteson per te pranuar disa te verteta te hidhura port e pa shmangshme. Ndodh qe te kalojne
    shume vite pa simptoma dhe nje dite depresioni te rikthehet dhe ju te luftoni edhe njehere me te.
    Sa me pare te kerkoni ndihme aq me mire do jete per te perfituar maksimalisht nga trajtimi.

    Gjithe te mirat,
    Mirela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.