Këshilla/Blog

Anonimja 07.03.2024

Pershendetje.uroj t’jeni mire.dhe mbes me shprese qe do marr nje pergjigje nga ju.kam nje halle me djaliin.me duket qe po kalon nje faze depresioni.sepse eshte i thelluar shum ne fe.sa qe m’duket.qe asnje aktivitet tjeter nuk mund ta zhvilloje normalisht.jame shum e shqetsuare per te.dhe dua te theksoje se kemi shum debate te ashpra.per ket tem.e sidomos bashkshorti im.i ban shum presion.ju lutem me jepni ndonje kshille ju si psikologe.apo kushdo qofte qe ka kaluare nje pervoje te tille.me respekt anonimja.

  1. Përshëndetje, faleminderit që komunikuat me ne!
    E kuptoj shqetësimin tuaj si prindër për interesimin e djalit për fenë, por nga ana tjetër ndoshta kjo është diçka që për djalin ka kuptim dhe i pëlqen. Nuk jam e sigurt për moshën e tij dhe për nivelin në të cilin ai po merret me fenë.
    Gjithsesi, nëse juve ju shqetëson ajo që mund të bëni është që të flisni me atë për fenë, për atë që feja përfaqëson për të, për arsyet pse është i interesuar, çfarë i pëlqen dhe ndoshta çfarë i mungon nga jeta e tij që e gjen në fe.
    Do ishte mirë që të keni një qëndrim që tregon interesin tuaj për jetën e tij dhe jo kundërshtimin për atë që po bën, edhe pse mund të keni kundërshtime të tilla.
    Edhe nëse djali vërtetë është shumë i dhënë pas fesë, ka arsyet e veta për këtë, prandaj do ishtemirë që të krijoni ura komunikimi për ta kuptuar më mirë, se sa të debatoni mbi këtë çështje.
    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.