Këshilla/Blog

Teddy 03.08.2020

Pershendetje kam natyre shume te ndjeshme dhe kam qene e bulluar n shkolle kam trauma te lehta le te themi ne familje dhe shkolle dhe karakter te dobet mefjal ptekem shpejt qaj shume shpejt ka jave qe vetem qaj si dhe jam shume e trishtuar dhe sme haet apo flihet pasaj ka jave qe jam mire

  1. Ina says:

    Mendoj qe duhet ti shikosh gjerat pozitive dhr vetrm te qeshesh dil me shoqen tende te ngusht diskuyo. Dil bej gjera qe ty te pelqejn

  2. Stella says:

    E dashur sa me shume aktivitet fizik te mbash trurin e impenjuar do ndohesh me mire.njejte jam dhe une .sa me shume punoj merrem me shtepine 2 femi te vegjel.shkoj dhe ne pune jam me mire .ndonese fizikisht e lodhur por menderisht me e kthjellet.Me vjen keq qe brezi i ri nuk po shijon jeten i lumtur per shkak te stresit ankthit depresionit.epoke e veshtire duhet force forc durim .jemi femra ne ja dalim ne cdo gje triumfojme

  3. Gabriela Kuneshka says:

    Pershendetje, 

    Faleminderit per sa ke shprehur dhe e kuptoj qe ndonjehere ndihesh vetem dhe e pafuqishme per te kontrolluar apo menaxhuar rrethana te caktuara. Kjo mund te shkaktoje trishtim dhe emocione te tjera jo te mira. Te qenit e bulluar apo e ngacmuar ne cilendo forme, mund te sjelle mendime te paverteta mbi veten, ulet ndjeshem vetevlerisimi, vetebesimi dhe menyra si e sheh veten. Gjithashtu, mund te rriten ndjenjat e fajit apo/dhe te turpit. Por, eshte e rendesishme te kuptosh se pari, se nuk eshte faji jot dhe se dyti qe ne fakt ti je shume me shume, se sa thone te tjeret se je. Ndodh qe tensionin qe krijojne keto ngacmime t’i shprehesh duke qare apo duke u izoluar. Kjo eshte forma qe ti ke zgjedhur per te shkarkuar dhe per tu mbrojtur. Nuk mund te them se te jesh e ndjeshme ndaj ngacmimeve eshte tregues i nje karakteri te dobet, pasi kufiri i tolerances ndaj ketyre te fundit eshte krejt individual, e ti nuk je e detyruar te pranosh dhe te durosh gjera qe mund te lendojne.  Ajo cfare sygjeroj eshte te kontaktosh me ekspertet ne chat, per te shprehur me lire dhe per te kuptuar me mire ato qe ti quan “trauma te lehta ne familje dhe shkolle”, ose mund te kerkosh ndihme psikoterapeutike. Nese ke pyetje apo paqartesi jam e hapur dhe ndjehu e lire te rishkruash.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.