Këshilla/Blog

Inod 23.10.2021

Përshendtje ,jam 22 vjeç kam disa probleme me shendetin mendor ,dhe nuk e di mendoj se mos esht depresion bipolar , qe ne shkolle kam pasur depresion isha shpesh pa emocione , ose ndjeja shume frike te flisja , frike nga gjithcka , frike te flisja me vajza kryesisht , frike se sdija cte flas , frike per te cjerrur zerin tamam , frike per te marr pjes ne evinemente , frike qe sme lejonte te mesoja asgje ndihesha I paafte te mesoj si mund te bej femra per vete , I paafte per te shprehur nje pëlqim, sa her doja te thoja a te flisja a te merrja pjes diku , kisha vetem djersitje te tepert , zemra rrihte shume fort dhe me merrej goja , Nga kjo skrijova as miqesi asgje , me familjen sflisja dot se skam qen kurr I lidhur me to , as dhe nje bised normale nuk flisja dot me to , babai Im vetem vinte shpi I nevrikosur qe I vogel e I pire krijonte vetem konflikte shante kercenonte pa shkak maman, nga ana tjeter mamaja filloj te behej shume nevrike gjith kohes qe pas moshes 6vjec , skontrollonte me veten me ne edhe pse mshihte me lot nsy pa folur ,per nje gabim sa me te Vogel vazhdonte thonte se per cfar I duheshim ne, pse na kishte ber , vdekshi.. gjuante Duarve kembeve gjithmon po vertet me friksonte Kaq shume kur isha ne Moshe te Vogel, pjesen tjeter dites ajo punonte gjith kohes ne punet e fshatit sepse jetonim ne fshat na siguronte cdo gje mundej punonte semur jo semur dilte punonte token cdo gje pune Duke e ber vet pasi babai ca punonte shkonte I prishte vet Duke pir sasi shume te Vogel sillte ne shpi ,rrinte gjith diten jasht lokale shok ,I sillte shpi harxhonte para per ti qerasur ,dhe vazhdonte shante maman nga lloj lloj fjalesh e kapte per flokesh ne mes njerzve , shumicen e ditve ashtu ishte gjendja , un sdija as ku te perplasesha ku te flisja nga shtepia e Vogel vec shkoja ndhom tgjumit 3 dhoma kishim te vogla , vec degjoja Krisma ,ulerima , vetem qaja sepse kur isha I Vogel nje here provova te ndaloja te ndaja kur babai kishte ardh pir kishte kapur nenen per flokesh dhe I thash ta leshonte ai asnjeher nuk na prekte ne me dor vetem maman por asaj here ngaqe I gjujta ne shpull se spo ndalonte mu kthye Duke me then kopil me ngriti per flokesh dhe me gjuajti sa fuqi kishte me shuplake ne ftyr u perplasa ntok dola jasht kujt spo I kerkoja ndihm gjith njerzit e babait aty ishin dhe sbenin asgje , jooo babi tdo fort joo babi vetem sa ka pi dhe do I kaloji leri I zgjidhin vet problemet ata, po mluante mendja asnje njeri nuk shkoi dreqin per tja ndar duart ndaj mamas qe po e rrihte , qe at dit mbeta vetem Bosh, me frik ,I paafte per asgje , rrija vetem nvend degjoja vetem cme thonin tjeret , mu shemb bota , qe at dit , dhe kjo situat vazhdonte vazhdonte vazhdonte nga 7 dit te javes 3 dit ishin te tilla , vetem kur ikte babai jasht fshatit neper njerez ateher ndjehesha I qet , ne mesime kthehesha tamam , mamaja behej me e qet , jo kaq agresive me ne , edhe pse e kuptoja se sishte kurr faji I saj qe u kthye ashtu , babai po ashtu kur spinte nuk ishte i till behej tjeter njeri , nuk ishte njeri I keq pa pir ,por shume pak dit e pash te ishte pa pir , qindra her qindra her mblidheshin per tu ndar me njeri tjetrin qindra her e Lenin, sepse ai thoshte bente be ne teqe ku gjasme Jan vende te shenjta ne fshat , bente be une nuk pi me une e kontrolloj do ndryshoj , sa iknin njerzit ai vazhdonte prap po dhe me keq , dilnim jasht , tu vrapu naten ne bore , ftoht , ca do lloj klime te ishte , merrte mamaja te atin ne telefon gjithmone shkonim te shtepia e tij , shume rralle shume rrall ja tregonte se cfar po ndodhte ,por dhe kur ja tregonte ata thonin: jo esht turp , ca do mendojn njerzit , ca do thon , mamaja ime 10 vjet ishte me e Vogel se babai dhe qe diten e par qe esht fejuar me te e tregon se ai ashtu ka qen qe diten e par , dhe kur donte te largohet kur shkonte te prinderit gjithmon ata I thonin qe mos te ndahej ,se kuptuan dot se na shkatrruan ne niperit bashk me vajzen e tyre , na cmenden na bejn te vuajm , te mos dim asgje te bukur te jetes me ate qe Ben, une perfundova shume vjet si humner ,isha kaq I humbur , si ne shkolle si ne shpi ,nuk ndihesha te rrija me asnje njeri vetem kur vinin kusherinjt nga jasht shtetit ose nga qytetet vetem ateher ndihesha te pakten pak me qet , por kjo ndodhte vetem 1 jav a maksimumi 10 dit ne vit jo me shume , ne shkolle ngacmonin sreagoja , shtynin , tallnin ,sreagoja dot , mesuesja nje her te vetme nuk pyeti , as me pyeti nje her se cfar ndjeja vetem mshihte Duke qar kur doja te thoja nje mesim qe kisha mesuar ne shpi me gjith ate zenka e debate ,Duke munduar te fokusohem te mesoj sepse ishte e vetmja gje qe e bente nenen ndihem mir , por kur mesuesja me shihte Duke qar , I distancuar , qe nuk flisja , ajo mendonte se skishte asgje tek une , sa her vinin prinderit we te tjerve kthente gishtin nga une , gjithmon krahasonte tjeret Duke then : femija Juaj eshte shume inteligjent , vetem se sdo , ja shiko kte dhe drejtonte gishtin nga une , shiko kte vetem shkrimin di te bej mire asgje tjeter, femija juaj eshte me I zgjuar me inteligjent , mua mu merziste jetaa , mu merziste jeta, me plaste zemra Duke qare sepse skishte askush te me kuptonte ,isha thjesht ne klase te 2 , dhe bera 6 vite , 6 vite me ate mesuese. Por prap vazhdoja te mesoja ne shtepi mamaja tregohej shume e rrepte por AMA nuk hiqte dore nga une sado qaja me thonte se do te vazhdoja te lexoja e gjente gjithmon gjithmon kohen edhe pse gjithe diten ishte lodhur kishte debatuar me baban zene ajo ato ore kur ai nuk ishte vinte e me ulte aty deri sa të mesoja , por me kallte datën gjithë trupi mdridhej sepse nuk tregohej fare më e duruar , vazhdonte thonte se do te me marr shpirtin do te me fus ne dhe , shume ekzagjerim sshifja asgje ne syt e saj kur se kontrollonte veten kur behej ashtu vetem syt e kuq . Fillova te rritesha kur gjerat filluar te marrin pak me mir ne shkoll sepse ajo mesuese qe sme kuptonte iku , dhe mesuesit e rinj ishin shume vertet shume vlersues , no te gjithe por te pakten 2 ,3 kaq me mjaftonin ,por me pas cdo gje filloj te ndryshoj prap dhe ne shkolle , te tjeret ne klase sme linin me rehat asnje sekond gjuanin pas koke , shanin me fjalë ,shpifnin gjëra të pavërteta , kur mundohesha të kthehesha vetëm dridhesha nga inati dhe urrejtja që kisha për ta kur fillonin kërcënonin ,por unë nuk godisja as nuk shaja dot shtangia ne vend nuk lëvizja dot , dhe më gjuanin , çanin prishnin gjërat që ishin bler nga mundi I mamas që mezi I kishte mbledhur ato pak para për të më bler një xhup a një çantë , por kur shpifën AMA kur shpifën para gjithë njerzve të shkollës , kur një ditë babai më nxorri me bagëti dele në mal , dhe sdija si ti merrja në shtëpi dhe I mora duke I tërhequr në dorë, një komshi ditzi që mos e gzoftë jetën e çmenduria ime I shkoftë atij për atë që shpifi ai që perhapi shpifjen në shkollë se kam bër seks me bagëti ,dhe kishte perhapur , tgjith po mbenin me gisht cdo njeri cdo person qe I kishte then , u mundova shume tu shpjegoj te tjerve se nuk e kam ber por me kot , tgjith vetem shihnin me neveri ,disa Duke qesh , me kaploi cmenduria sflija dot m aspak 1 muaj e gjys isha në klase te 8 , ne mesime sfokusohesha me dot aspak , smundesha dot , kam shume per te then pas ktyre sepse pjesa me e keqe vazhdon kto vitet e fundit por nuk flas dot me ktu .. po ka tbej qe nga 2 vite te fundit nuk mundem dot as te punoj asgje sepse jam ne deluzione dhe me duhet ndihma jote ,me duhet ndihma e nje psikologu ,ngaqe sjam ne gjendje te punoj nuk kam sesi te gjej sherim ne menyr tjeter pervecse te kerkoj nje ktu .. a mundesh te me ndihmosh me kte gjendje?

  1. Msc. Dorina Kapaj thotë:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke shkruar dhe qe ke ndar historin tende te dhimbshme ketu. E lexova me kujdes pershkrimin tend dhe ndihej mes reshtave dhimbjen dhe se sa e veshtire mund te ket qene per ty ta shkruash kete leter. Traumat e tua jane te njepasnjeshme dhe te natyrave te ndryshme duke filluar nga dhuna fizike, psikologjike, ndjesia e thelle e braktisjes prej prinderve, njerezit qe supozohet te te mbrojne dhe mbeshtesin kur je femije dhe deri te turperimi qe ke perjetuar ne menyre kaq te padrejte ne shoqeri prej nje trillimi si ai qe ke pershkruar. Duke lexuar situatat qe ke detajuar me siper e kam te pamundur te mos ndihej nje ndjesi te forte zemerimi ne lidhje me menyren e padrejte me te cilen te kane trajtuar dhe se si te rriturit ne jeten tende kane deshtuar ne rolin e tyre si perkujdeses. Ndoshta ky zemerim qe vjen natyrshem ne rastin tend qe femije ke filluar ta ndihesh, por ta drejtosh nga vetja, te fillosh te mendosh se zeri yt nuk ka vlere, se ti nuk mund te jesh ne gjendje te flasesh me vajzat pasi ajo qe ke per te thene eshte e pavlere apo se nuk ke asgje per te ofruar. Kjo ndodh shpesh kur jemi te vegjel, mendojme se jemi ne te keqinjt dhe prandaj po na ndeshkojne te rriturit, nderkohe e kunderta eshte e verteta. Mendoj se keto eksperienca e kane cenuar aftesine tende per te kuptuar se sa shume vlera dhe potenciale mund te kesh brenda vetes pasi te gjitha energjit e tua gjate rritjes kane shkuar te perballimi i dhunes sistematike ne shtepi, per ty ka qene cdo gje ceshtje mbijetese dhe jo ceshtje zhvillimi personal sic mund te kete qene per shoket e tu te klases qe ishin me mire me mesime. Sfidat e tua kane patur tjeter natyre dhe me lejo te te them qe pertej veshtiresive qe ke kaluar mendoj se ke treguar guxim dhe force te madhe. Menyra jote e te shprehurit me le te kuptoj qe ke patur dhe ende ke force te madhe per mos t’u dorezuar ndaj rrethanave qe kane qene kaq te padrejta me ty. Do doja ta vazhdonim bisdeden dhe te mund te shpreheshe edhe me mbi brengat qe te mundojne. Per sa i perket perjetimeve qe i quan deluzione do doja te dija dicka me shume. Cfare nenkupton me deluzione, cfare natyre kane keto mendime? A ke bere ndonje vizite me ndonje mjek psikiater? Mbetem ne pritje te nje pergjigjeje prej teje.

    Perzemersisht,
    Dorina

  2. Aleks thotë:

    Pershendetje. Duke lexuar shkrimin tend ne pjese te tyre gjej edhe veten. Mendoj se je nga veriu i vendit sic jam dhe vete, sepse ketu e vuajme me shume pjesen e paragjykimit nga te tjeret ne situata te tilla duke na lene brenda vuajtjes dhe dhimbjes.
    Nuk jam psikolog dhe keshillay psikologjike do ua le atyre. Une dua te te jap nje keshille si shok qe me ka ndihmuar vet. Nqs e ke te veshtire te flasesh me nje mjek psikolog ose psikiater, te rekomandoj te largohesh ne nje vend tjeter dhe te fillosh nje jete te re. Dalengadale me jetesen e re do krijosh edhe miqesi te reja dhe kur te jete momenti i duhur do shprehesh me njerezit e duhur dhe ato do te ndihmojne qe te shprehesh edhe me psikolog.
    Te gjithe njerezit kane historite e tyre, dikush vuan me shume, dikush e perjeton me keq , dikush e hedh pas kraheve me lehte. Por., ky eshte vetem mendimi im pa marre parasysh rrethanat e tjera qe mund te ndodhesh. Te uroj gjithe te mirat dhe te gjesh force per te vazhduar.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.