Këshilla/Blog

The most depressed 04.03.2021

Ndihem shume keq. Nuk me pelqen asgje qe bej merzitem acarohem per cdo gje. Nuk po e njof mr veten time. Kam gati nje vit në kete gjendje por kohet e fundit Po behem shum here me keq. Nuk mundem as te fle max dy ore gjume bej. Ndjej qe askush nuk me do askish nuk ka interes për te me njohur askush nuk me vlerson.
Mendoj qe shkaku per Kete gje eshte se kam dy vite e gjys ne lidhje me nje djale i cili jeton ne Greqi. Me ka ber shumeeee te lumtur ama keto kohet e fundit ndjej sikur nuk ka me interes për mua me shmanget nuk me merr në kamer me duket sikur ske me asnje vlersim për mua asgje fare. Ndonjeher me ben te ndihem vertet shume e lumtur ndersa ndonjeher me ben aq keq sa dua ti bej keq vetes. Jam ne nje gjendje vertet te veshtir sa nuk e di a do mundem te dal

  1. Anonim says:

    Sa mire te kuptoj? te njejten gje kam edhe une nihem aq keq sa me duket se do te cmendem . Jam e fejuar edhe nganjehere me duket se i fejuari i ime po me largohet nuk deshiron te jete më me mua, kjo ndodh per aresye te gjendjes ne te cilen ndodhem?

  2. Anonim says:

    E kuptoj gjendjen tende.Po shiko nese ndihesh e izoluar ,e vetmuar shko ne
    Organizata joqeveritare,fillo ndonje pune ose kurs,kjo do te ndihmoj te njohesh njerez,nese
    Gjendja jote vjen di pasoje e mosvemendjes se atij djalit,ateher une te keshilloj tq lesh fare,nuk te duhen njerez qe nuk duan tja dine per ekzistencen tende,nese nuk e njeh fare madje ke biseduar vec online me te aq me e lehte,mos i bej keq vetes ti ke kaq shume vite jete per te jetuar,kaq shume dite te bukura qe te presin,keshillohu me 1 psikolog,fillo terapin,te ndihmon shume,e une e kam provuar dhe vazhdoj akoma shpreh
    Hallet e mia atje dhe vertet eshte shume ndihme.Shpresoj te kem ndihmuar sadopak.Te uroj me te mirat.

  3. Msc. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. E lexova me kujdes pershkrimin e shqetesimit tend dhe duket se ne kete periudhe vetvleresimi yt lidhet ngushte me vleresimin qe merr ose nuk merr prej partnerit. Duket se menyra se si ai te trajton shkakton tek ti pasiguri te medha, te cilat duket se tek ti shkaktojne nivele te larta deshperimi. Mendoj se si fillim do te ishte mire te mundoheshe te komunikoje me partnerin tend menyren se si te ben te ndihesh tani qe ka ndryshuar sjellje dhe ti po e percepton si distant dhe sikur po te shmanget. Beja te qarte menyren se si ndihesh duke i dhene edhe atij nje mundesi qe te te komunikoi pse ka ndryshuar sjelljen.

    Duket se sjellja e tij provokon tek ti ndjesi te forta xhelozie, ndoshta ndjesi braktisjeje apo ndjesi te forta vetmie dhe ndaj te duket sikur mireqenia jote varet prej pranise apo mungeses se tij. Do doja te dija pak me shume prej teje ne lidhje me kete prandaj te ftoj ta vazhdojme biseden ketu ose ne chatin e nukjevetem.al per tu ndalur pak me gjate mbi perjetimet e tua. Te mirepres.
    Perzemersisht,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.