Këshilla/Blog

Rineta 21.01.2022

Pershendetje , une tani qe 3muaj kam lind po jam ne nje gjendje shume te keqe depresioni ankth nuk e di qka me qujt, por gjate gjith kohes kam shume mendime negative saqe menxi kujdesem edhe per bebin tem ju lutem me ndihmo qfar te veproj sepse kam ardh deri ne at gjendje qe asgje sme duket intersesant me duket sikur po jetoj ne nje enderr e jo relitet nuk kam besim ne asgje. Une para lindjes kam qen krejt njeri tjeter menxi skom prit me lind fmin tem e mu knaq me to.. Tash nuk po ndjej asgje kam ren aq posht sa qe sdi si ti ja bej me😢

  1. Marti says:

    Me vjen keq e dashur po kalon post partum.kerko ndihme te te mbajne bebin dh te shpelodhesh.dil sa me shume shetitje me femijen tend pi sa me shume uje dhe kamomil.Mundohu te besh dicka te lutem se po te mposhti esht veshtir ta kalosh.ti tani je nene ke. Ke nje mrekulli bebin tend asgje tjeter ska rendesi ne kete bote se shendeti jot dhe i femijes tend.

  2. Përshëndetje Rineta, faleminderit që iu drejtove faqes sonë!
    Më vjen keq për përvojën që po përjeton pas lindjes. Mund të ndodh që gratë pas lindjes të kenë simptoma të tilla. Do të të sugjeroja që të bësh një konsultë sa më shpejt me një mjek psikiatër ose një seancë psikoterapie.

    Gjithashtu, në këto raste gratë kanë nevojë për të mbështetje nga partnerët e tyre dhe nga mjedisi familjar, ndaj do ishte mirë që ata të të qëndronin afër dhe të të ndihmonin emocionalisht por dhe në praktikë me foshnjën.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.