Këshilla/Blog

Adja 11.01.2021

kam depresjon dhe nuk ndihem mir kam perdor terapi gati pes vite po si pe nali terapin po qrregullona kam dridhje ligshtim anaoreksi akishe mujt men ndihmu me dal prej krize

  1. Prof.Asoc.Dr. Veronika Duci thotë:

    Përshëndetje, faleminderit që na shkruajte!
    Depresioni është një gjendje serioze e shëndetit mendor, që ka nevojë për një trajtim afatgjatë në kohë. Nëse ju keni qenë më mirë në kohën e terapisë, do ju sugjeroja që ta rifillonit. Nëse jo, ndoshta mund të vizitoheni në një mjek
    psikiatër. Në të gjitha rastet, do ju këshilloja që të bisedoni dhe të hapeni me njerëz të tjerë për gjendjen
    tuaj, të përpiqeni të merreni me aktivitete fizike/sociale edhe kur kjo mund të jetë e vështirë për ju dhe të mbani një rutinë të përditshme të gjumit dhe ushqyerjes. Në çdo rast, mund të shkruani në chat – in e kësaj faqeje për të patur një ose disa seanca interaktive.
    Shpresoj t’ju kem ndihmuar,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.