Këshilla/Blog

Arta 04.05.2021

Pershendetje, a ka dikush qe e ka kalu deralizmin dhe si. Mua per here pare me eshte shfaq ne gjimnaz me eshte largu, por tash me eshte rrikthy. Me duket vetja si ne enderr, si njr bote tjeter, natyra, qielli me falnin qetsi tash smund dal me kap panik. Proceset e natyres me duken cuditshme. Si dhe a eshte gjendke qe kalohet

  1. MSc. Sokol Kosta thotë:

    Pershendetje. Derealizimi eshte nje simptome qe mund te ndodhe ndonjehere edhe pa pasur ndonje shqetesim tjeter shoqerues. Duke qene se e ke perjetuar edhe ne gjimnaz mund te lidhet me ate periudhe por I aktivizuar nga ndonje ngjarje e koheve te fundit qe ndoshta ka elemente te perbashket me precipituesin e heres se pare te derealizimit. Pergjithesisht derealizmi eshte nje menyre per tu deatashuar nga realiteti, bota, njerezit, nje forme disocimi qe mund te kete si shkas shume faktore, psh nje humbje, nje traume, nje abuzim etj. Kur realiteti eshte nje “ kurth” nga nuk mund te iket mendja e njeriut e “ bllokon/zbheh” kete realtitet. Sic e thua dhe ti, te duket vetja ne nje enderr, gjerat te cuditshme, njesoj sikur ato nuk kane ate dmth qe kane pasur me pare por sikur nuk kane me “jete”. Nese derealizmi eshte nje simptome shoqeruese e ndonje shqetesimi tjeter(psh ti mund te me shkruash nese ke simptoma te tjera), mire do te ishte te beje nje konsulte me nje psikolog aty ku jeton ose te vazhdosh komunikimin ketu.

    Gjithe te mirat.
    Sokoli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.