Këshilla/Blog

Feeling 26.01.2021

Pershendetje.Jam 22 vjece
Une Jetoj ne Tirane dhe jam ne vit te 3 te studimeve bachelor.
Kisha per te ardhur ne qendren tuaj po duke qene se jeni shume larg e smund te vij dot ne Kosove.Po e tregoi ktu ca ndodhi.
Ju lutem kur te shikoni kte mesazh me ktheni pergjigje.
Ateher nje gje cfare vuaj une eshte nje ngjarje,17 tetori 2020.
Ngaqe disa vajza te klases sime me ofendojne dhe perhapnin fjale te liga tek klasa per mua dhe kan bere ca veprime qe sme pelqejne jam munduar qe
Ti zgjidh kto gjera.
Mundoheshq qe tu hapja mendjen se ca benin kur u shkruaja ne instagram apo wacap,kur flisnim,edhe tek per tek live jam munduar te flas me ato.
Disa mesazhe qe me kan cuar ato ishin vertet ofenduese ndaj meje
Megjithese duke ber lojra per te miat
Ca pretendonin te me trembnin duke me thene se do me conin polici.
Nuk eshte se u kam then ndonje gje te madhe pervecse per sjelljen e tyre po ktyre u pelqejn te zmadhojne gjerat dhe te bejne llafe e te me ulin.
Sa e sa njerez shkruajn ,nuk ben ashtu njeriu.
Njera erdhi ne klas,sic e thash ka qene data 17 tetor 2020.E mbaj mend shume mire ate dite.
Pata nje komunikim me shoqen e ledes(nuk eshte emri saj vertet)
Kjo me fliste shume mir kur ishim bashke jo skam gje me ty shoh pun time etj etj po kjo genjente se lere ca me fliste perball kshu..ne grup wacapi te klases sebashku me disa te tjera me ofendonte kur ju dha rasti.
Dhe une kte gje e diskutova me dike qe nuk e njihja,jemi viti 2021 njeriu flet shum nga interneti.
Dhe kjo per kte rast me tha qe mos te merakosesha sepse ashtu jan njerez te shtirur dhe kishte ber e nje sharje aty.dhe un kte mesazh ja dergova kesaj vajzes qe beri sherin 1 muaj mbas ngjarjes qe te kuptonte menyren se si silleshe.Une thash se e kishte mbyll ate muhabet dhe e kishte kuptuar
1 MUAJ MBAS muhabetit tone kjo erdhi ne 17 tetor 2020 kemi pasur provim ate dite ne vjesht.E kishte ruajtur mesazhin dhe erdhi ne klas te me akuzonte dhe poshteronte te me fyente dhe te me vinte ne pozit te veshtir para klases,nuk e dija qe do shkonte deri ketu situata se po qe adhtu edhe un kisha shum mesazhe ca me kishin fyer e kercenuar kto me kapje flokesh po spara bej skena.Kto mi derguan para se un ti coja ate mesazhin qe beri kjo skena ne klas.
Une prandaj ja cova sepse po silleshe shume keq.Shoqja e vet kur kishim provim sfliste me mua pavaresisht se me kishte ofenduar ne fshehtesi.Iku larg kur i flisja.
Dhe kjo Leda erdhi ne klas.Me ngjeshi pas muri
Ke ofendon ti,ke shan me adres fallco.Te coj polici e ktej andej smer as diplom asgje me thoshte.
Mundohesha te rrija e qete njekohesisht edhe e fort ne ate presion aty mundohesha e te shpjegohesha por askush sme vinte re..Ajo nxiti e te tjerat te me fyenin lendonin dhe te me sulmonin.
U ben grup,6,7 vajza duke me ofenduar dhe share lloj lloj gjerash.
Je e trashe je e manget,psikopate,nuk mbush,je kshu je ashtu,ca sme thonin,un e shkreta mundohesha te tregohesha e bute e tolerante te mereshim vesh me mirkuptim te sqaroja situaten qe po nxiste ajo me mesazhin po askush sme la hapsir te kuptohesha,u bllokova fare nga gjith ai sulm,
Nja dy me kercenuan se do me rrihnin dhe do me conin ne polici,te tjerat ulerisnin dhe ofendonin,aty u bashkua e nje grua e madhe ne moshe qe hodhi kunja,kishte e nga ato qe nuk perfshiheshin nuk flisnin por mbanin sehir shijoni shfaqen.
Ishin gati te me vrisnin,po degjonin e te panjohur nga klasa te tjera kur po me ofendonte njera,
Ne ate gjendje mezi e kam mare provimin gabova diku por e mora,
Kur erdha ne shtepi nuk perqendrohesha dot nga ajo qe ndodhi po me dhimbte koka,ne 19 tetor 2020 kisha 1 provim tjeter,mezi e mora e ate,s.U semura shume keq,me hipi temperatura 39,u mbusha me herpes,mu shtuan krizat e asmes dhe nuk mund te flija dot per dit me radhe.Qaja shume.
As mamit nuk i hapesha dote sepse eshte shume e semur.Shyqyr universiteti u be online se nuk do kisha shkuar ne shkolle per shume dite.Ndoshta 1 muaj.Qe i bie po te ishim ne auditor un do ngelja ne shume lende.Rrezik nuk e merja shkollen fare.Tani nga ana shendetsore jam mire,por akoma smund ti harroj fyerjet e asaj dite.
Edhe sot e kesaj dite qe ka kaluar 4 muaj nga ajo ngjarje nuk mundem te jem me si me pare,ska dite qe nuk e mendoj,kjo gje me zgjoi edhe vitet e veshtira qe vuajta ne gjimnaz nga bullizmi
Ju lutem nje pergjigje.

  1. MD, MSc. Azra Kraja thotë:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe ndave me ne kete ngjarje qe te ka lene shume gjurme. Ne rradhe te pare me vjen keq per kete qe te ka ndodhur dhe qe je perballur me kete lloj sulmi dhe agresioni. E kuptoj qe mund te jesh ndjere mjaft e frikesuar, e pambrojtur dhe e pafuqishme per te ndryshuar situaten. Te ka shkaktuar nje stres emocional qe eshte shfaqur edhe me pasoja fizike. Me sa duket edhe fakti qe te ka mbetur ne mendje, tregon qe ndihesh shume e zemeruar dhe e tronditur nga kjo ngjarje, qe sic thua te ka sjelle edhe kujtimet e bullizmit ne gjimnaz. Nuk e di se cfare mund t’i kete nervozuar kaq shume ne mesazhet e tua, sa te te kercenojne dhe te sulmojne ne kete menyre, por eshte e dukshme qe perpjekjet e tua qe ato te ndryshojne sjelljen e tyre nuk kane dhene rezultatin e deshiruar. Mendoj se eshte me e rendesishme te perqendrohesh tek vetja dhe objektivat e tua dhe te vendosesh limite sa i perket komunikimeve te tilla, qofte ne media sociale, qofte perballe. Eshte e rendesishme qe te gjesh menyra per t’u ndjere e fuqizuar, si duke siguruar nje lloj mbeshtetje brenda shkolles, nepermjet autoriteteve te universitetit, shoqerise, si edhe duke krijuar nje siguri e besim tek vetja jote. Per kete dhe per te eksploruar me shume edhe pasojat e dhunes qe ke vuajtur, psikoterapia mund te te ndihmoje dhe nese e ke te mundur do ta sugjeroja.
    Uroj qe ne vazhdim pervoja jote ne shkolle te jete me e qete!
    Azra

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.