Këshilla/Blog

Mela 13.09.2020

Pershendetje
Un dua te hapem me ju per dicka qe po gerryen besimin cdo dite
Po me cmend nuk po fle dot naten
Dhe ajo eshte situata ne universitet
Sivjet jam vit 3 bachelor
Kur fillova shkollen e lart ne fillim gjithcka ishte mir po pastaj ndodhen sfida.Gjithcka ndodhet tek situata ne klas
Tek qendrimi i tjerve dhe nja dy pedagogve.
Puna eshte ketu se psh ne leksion kam ber ca gabime kur jam pergjigj e ngaqe pedagoget me jan kthyer ne nje menyr fyese e me kan ber idiote kjo e ka ulur reputacionin tim para tjerve…tani gjith miqesia ime u largua
Jo vetem kjo po ngaqe  3 vajzave ua kam plas fytyr  sy per sy se kush jan se nuk me pelqenin qe me shanin pas shpine dhe nuk me pelqenin qe sado i respektoja me injoronin dhe me shperfillnin
Dhe mendoj qe kjo ka ndikuar shume te rrethi rrotull pasi i kan fryr te tjeret kunder meje i kan nxitur te me urrejn dhe te me injorojn.Askush sme flet me
Te gjith ulen me njeri tjetrin ne bank un rri vetem kur u afrohem me shmangen
Ulen 2she e 3she ne bank e mua me lejn gjejn justifikime jo eshte e zen jo do rrim dyshe .Askush sme thot gjysem fjale.
Si mund te jen njerezit kaq pacip pedagogu nuk pergjigjet ne menyr qe te uli e te fyej kur studenti e ka gabim dhe te qeshin tjeret me mua.Se e un psh di ti kthehem e ta fyej po sjam ai lloj njeriu dhe nuk mund te bej ashtu se me kan ne dor.
Kan pas raste qe e tjeret kan gabuat e un e dija pergjigjen po ata se shohin veten dhe vec mua me gjykojn.Pse e un mund tu thosha,,he gabove e ti a te qesh un tani a te shperfill a te te shaj mas shpine?
Ndonjeher me vjen tua plas surratit shoqeris se kush jan dhe pedagogve se te shohin me sy te ulet po nje mendje me thot mos ta bej se do prish me shum gjerat.Un nuk jam studente qe jam ekselente po un po tr lexoj aty e te pergatitem dal shum shum mir.
Kam pas e vleresime gjithashtu.
Kam provimet tani afer po kam kaq shum sfida.Them mos ti flas kujt mos ta mbaj mendjen te kto gjera se mbas 10 muajsh kur te mbaroj bachelorin askujt sdo ua shoh surratin po eshte sfid per mua te perballoj me qetesi kete presion toksik .
A ESHTE shoqeria ashtu m njerez,qe sa bie ne deshtim diren tjeter te largohet sepse shoku vet ste ka qef ose se gabove ne pergjigje e pedagogu te foli keq,se kshu jan kta ta masin vleren ose me mendimet e shoqeris ose me opinionet e atyre qe kan poste.
A eshte pedagogu i zgjuar e psh kur bej un nje gabim te me thot ti mbylle ku nuk di nese je injorante dhe jashte orbite?
EDHE TE tjer kan gabuar dhe un ua dija pergjigjen po nuk i ula ata dhe as nuk qesha kur u rrezuan..pedagoget nuk jan sjell ashtu me ata.Jam munduar ti respektoj te gjith po shoh qe me shum sa me dallojn mua shkojn mbas fjalve te shoqeris se tyre qe me urrejn.
Kur pyes ne gr e wacapit askush sme kthen pergjigje mua.Edhe pse un e bej me tjeret.NESE tjetri ka ankesa per mua
Pse nuk vjen te me sqarohet e ta zgjidhim problemin po rrin dhe besojn cdo gje qe u thuhet nga shoqeria dhe nuk te hedhin syt pastaj?Un nuk jam ashtu qe ta percmoj tjt ne kur bie edhe pse e ata kan gabuar nese dikush do ishte vendin tim un do luftoja e do e mbroja,por per mua askush se ben.Jam e gatshme ta mbaja per vite miqesin me dike po ata sme njohin.Jan nga rrethe te ndryshme.Pse duhet sillen ashtu?Ne fund te fundit mbas ca muajsh as fytyren e njeri tjt skan per ta pa se secili ka jeten e vet.E un sdo kem me pun me ta.Un e di qe po u perqendrova e lexova kto skan rendesi po e 1 jet sociale eshte e rendesishme.Po me mbyt ky mjedis.Kam frik ca do me sjellin muajt e ardhshem.Kam frik te vazhdoj me shkollen mbas bachelorit.Do te doja dike te me jepte kurajo te me degjonte po skam asnji.Ndihem si ne tunel.Po cmendem.Cdo mengjes e filloj me ankth dhe cdo mbremje bie me forc mezi me ze gjumi.Ju lutem nje zgjidhje.

  1. Mirela thotë:

    Degjo….Me duket se je vajze…Arrij te te kuptoj deri diku se cfare ndjen,por me beso asnjehere nuk duhet te ulesh koken dhe te mendosh se ti je vetem.Ato jane vetem sepse kane humbur nje mike si ti vetem per shkak te disa fjaleve te petagogeve.Mbase do te ishte me mire te flisje me kete petagoge me qetesi dhe te perpiqeshe te gjeje nje rruge komunikimi.Nese ata shikojne qe ti ke rregulluar raportet me petagoget do te duan prap te jene afer teje,por mos prano.Beso qe cdo gje e keqe e ka nje te mire prapa.Nga kjo kuptove se kush jane shoket e tu te vertete.Ne te tilla raste shikohet se kush me te vertete te do per ate qe je dhe jo per ate qe u intereson nga ti.Vazhdo studio sepse vetem ne kete forme mund ti ulesh poshte ato.Suksesi yt do te flase vet.Shfrytezoje kte periudhe sepse paske afer edhe sezonin e provimeve dhe meso studio dhe krenohu me arritjet e tua pastaj.Edhe une jam studente ne vit te pare.Ka njerez qe nuk me duan,qe me perkrahin,Duan te me shofin mire e te me shofin keq por une nuk mund te heq dore nga deshirat dhe enderrat e mia per shkak te tyre.Familja jote te do.Eshte e vetmja qe te do pa kushte.

  2. MSc. Sokol Kosta thotë:

    Pershendetje. Të falenderoj per pyetjen. Se pari dua te them qe nese ka ndodhur keshtu sic e pershrkuan ti, komunikimi i pedagogut eshte I papranueshem dhe ti mund tia vesh ne dukje kete. Gjithsesi une do te doja te fokusohesha me shume te ty se sa te te tjeret, pasi ne fund te fundit nga ty fillon “ndryshimi”. Duket se tabloja qe pershkruan ngjan me nje “ortek” ngjarjesh, sic e thua dhe ti “ndodhën disa sfida”, ku pas disa “gabimeve” epistemologjike pati nje “poshterim” publik te cilin nuk arrite ta menaxhosh ne moment. Pastaj pas nje shperthimi zemerimi ndaj shoqeve – “ia plasa surratit” – qe ne fakt mund te jete edhe nje zemerim I zhvendosur nga frika e pasojave qe mund te kishte nese zemeroheshe me pedagoget – pra pas kesaj, filloi “izolimi” shoqeror, thashethemet, etj. Me pas ndjenja e perjashtimit dhe ndjenja e “braktisjes” ne momente te veshtira nga “shoqeria” qe ty te habit qe eshte keshtu te ulin akoma edhe me shume besimin te vetja dhe shpresen se mund te ndryshoje dicka. Ti e krahason me veten dhe prirjen tende per te qendruar me te tjeret ne veshtiresine e tyre me kete realitet qe te habit. Por e minimizon nga ana tjeter “problematiken” e situates duke thirrur per ndihme idene se ne te ardhmen asnje nuk do te jete e rendesishem per ty. Megjiahte thua me pas qe per momentin, “1 jete sociale” duhet, pra deshiron ta kapesh momentin, te jetosh ne te. Diku shprehesh se po te duash mund te fokusohesh dhe ta “zbehesh” gjithe kete situate duke mesuar dhe ia dale ne sfidat qe sikur jane “rritur ne numer”. Duket sikur sa vjen dhe ka me shume sfida. Duket sikur ne fund te ka kapur frika dhe kerkon ndihme, ne fund thua qe gjithcka eshte bere “tunel” pra sikur smendon dot gjeresisht. Sikur spo mundesh. Sikur mendimi eshte bere fiks dhe I njejti. Interesante eshte se megjithese ti I di zgjidhjet nuk ben asgje nga ato qe thua. Ke frike nga zemerim jot? Sikur eshte aq I madh sa te mban ne vend. Gjithcka projektohet ne te ardhmen, do te vije nje dite qe une … etj. Ose po te dua une… ke frike nga zemerimi jot dhe nuk e shpreh dot ate qe mendon, ose ndjen, pa e “humbur”, pa dale nga vetja. Sikur nuk gjen dot nje rruge te mesme. Duket sikur realisht ke nevoje te flasesh me dike pasi kjo e folura e pareshtur me veten e shton edhe me shume “sfiden” e te qenit ajo vetvetja qe pershkruan se je. Prandaj te pergezoj per perpjekjet qe ben per veten dhe te rekomandoj qe te flasesh me nje terapist. Jam I bindur qe kjo gjendje ku nuk ke asgje ne kontroll, as zemerimin tend, eshte nje motivim I duhur per te nisur nje “rrugëtim” tjeter tani dhe jo ne te ardhmen dhe per te dale nga “tuneli”. Mund te kontaktosh me nukjevetem per kete. Me shume se keshillat ne forme “recete”, “dialektika” me “tjetrin” eshte konteksti I duhur per “ritmin” e duhur. Duket sikur ngaterron hapat ne vallezim e kam fjalen.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.