Këshilla/Blog

12.02.2016

Jam nje vajze . Ndihem e pashprese keto muajt e fundit, me duket sikur cdo dite qe kalon eshte pakuptim per mua. Madje mendoj edhe vdekjen sikur do gjej qetesine por mendoj per mamin dhe motren e vogel 9 vjec qe ja kam kushtuar tere kohen time. Kam mbaruar fakultetin &masterin Psikologji Keshillimi dhe pokerkoj pune por shpresa jane sh te pakta. Aplikova ne Tr si vullnetare ne world vision Albania por nuk me lejuan prinderit nga pamundesia ekonomike ndersa ne te futesh ne pune duhet te japesh leke. Para dy vitesh me eshte djegur e tere shtepia ,dykateshe dhe kemi borxhe per te paguar dhe doja shume ti ndihmoj prinderit por nuk e di sesi. Ne qytetin Tim gjithcka qe ben paragjykohet dhe kjo po me streson me teper pasi nuk me interesojne fjalet apo mendimet e te tjereve. Nuk me lejojne te filloj pune tek burgu pasi prinderit dhe xhaxhi me thone nuk eshte pune per ty ,te ofendojne. Shkoj tek bashkia te kerkoj pune ,e konsiderojne psikologun rol te padobishem per shoqerine tone dhe me duket sikur tallen. Prinderit vetem debatojne ne shtepi dhe spo mundem ti duroj pasi nuk kam me fuqi …gjithcka po me streson nukdua te BEJ pune gjithe diten .ndihem shume bosh,,shume e pashprese…po njihem me nje djale kam filluar te kem shume pasiguri tek vetja pasi ai eshte ne pune dhe une Jo dhe me duket sikur nuk jam une partnerja e pershtatshme e atij ndonese me thote ms te merzitem … Kam filluar te kem probleme me te ushqyeren,disa here vjell … Nuk BEJ gjume te rehatshem pasi kam shume ankth,,nk dal me me shoqerine … Lexoj vetem libra qe ms te mendoj per ate cfr ndjej…Nuk jam ky tip I mbyllur ,,as nuk qaj qekur me eshte djegur shtepia pasi duhej te isha e forte por tani nuk e di pse ndihem kaw dobet,,e pafuqishme.ju lutem me sugjeroni dicka sesi te dal nga kjo gjendje.

  1. MSc. Skerdi Zahaj thotë:

    Përshëndetje,
    Për mua është situate pak e vështirë që ti kthej përgjigje një kolegeje! Besoj që ti e di se çdo përgjigje që unë mund të të jap nuk është e njëjtë me këshillimin e vërtetë. Nga ajo që ti thua duket se tani po vuan shqetësime psikologjike si pakuptimësi, boshësi dhe dhe pashpresshmëri. Po ashtu, po vuan nga shqetësime fizike si vështirësi për fjetur, të vjella dhe vështirësi me udhqyerjen. Për më tepër ke filluar që izolohesh dhe të vësh në dyshim nëse je partnerja e duhur për të dashurin tend. Këto shqetësime kanë filluar mbaj djegies së shtëpisë dhe janë shtuar më shumë kur je kthyer në qytetin tend dhe nuk ke gjetur punë që të ndihmosh familjen tënde. Për të dale nga kjo gjendje unë do të sugjeroja:
    1. Të vazhdosh lidhjen me të dashurin tend dhe ti flasësh atij hapur për ndjenjat e tua. Lëre që ta gjykoj ai nëse ti je e dashura e duhur për të apo jo. Ajo që ti mund të dish është nëse ai është i dashuri i duhur për ty apo jo, të kundërtën e di ai.
    2. Përpiqu që të gjesh një punë sido që të jetë ajo dhe kudo që të jetë ajo. Kjo punë është e rëndësishme që të aplikosh dijet që ti i ke marrë gjatë shkollimit dhe të zhvillosh veten tënde profesionale. Kjo punë nuk është e rëndësishme për të ndihmuar familjen pasi kjo nuk është detyra jote. Shlyerja e borxheve të familjes kryesisht është detyrë e prindërve dhe jo e fëmijëve.
    3. Fol hapur për ndjenjat e përgjegjësisë që ke për familjen me mamin dhe babin. Shiko sesi do të reagojnë ata. Nëse ti do të kishe një vajzë me shqetësimet e tua dhe me këtë ndjenjë përgjegjësie ndaj familjes çfarë do ti thoje? Si do të ishte për ty që ajo të vuante dhe ti të mos ta dije?
    4. Shkruaje dhe bisedoje sa më shpesh djegien e shtëpisë nga fillimi në fund
    5. Fillo të bësh sa më shumë sport dhe sidomos sportet në grup që të pëlqejnë
    6. Rifillo lidhjet e hershme shoqërore në qytetin tend dhe ruaj lidhet e shkollës
    7. Përmirëso higjenën e gjumit edhe duke lexuar rekomandime të ndryshme

    Te uroj gjithe te mirat!

    1. I paemër thotë:

      Shume faleminderit, Profesor Skerdi! Ne lidhje me diskutimin me familjen tani as nuk mendohet te iki ne Tr sidomos si vullnetare, pasi se pari duhet te ndihmoj motren e Vogel ne mesime dhe se dyti motra e madhe qe kam ne Tr nuk me mbeshtet qe te iki ne Tr dhe me thote nese do vijsh ,,do jetosh me ne pasi bashkejeton me te fejuarin por mua nuk me pelqen.me ka frikesuar dicka qe nuk e kam perjetuar me pare …isha ne Tr keto dite dhe kisha sh frike te ecja vetem ,Ku une kam jetuar 5vite vetem. Dua te rri vetem ne shtepine time,nuk iki askund ndonese merzitem shume pasi nuk kam qene tip I mbyllur. Me ate djalin I kam shkeputur lidhjet pasi nuk ishte tip I vendosur dhe kishim qellime te ndryshme. Tani eshte nje djale qe eshte teper I vendosur saqe ndonjehere edhe me habit pasi nk I kam dhene asnjehere mundesine x te me njohur. Por kam shume frike ta njoh pasi jam sh e turbullt kete periudhe dhe nuk jam e afte te marre asnje vendim pasi ma Kane veshtiresuar prinderit. Edhe ne pafundesi ekonomike me Kane dhene mundesine te beja trajnime per psikodramen ne Tr dhe te mbroja gjuhet e huaja ngaqe punova nje muaj ne dyqanin e Vodafonit,,me Kane kerkuar prap por nuk me pelqen te punoj aty. Si te veproj ,ju lutem?

      1. MSc. Skerdi Zahaj thotë:

        Pershendetje,
        Nga këto që ti më thua duket se ndjehesh e dobët dhe e frikësuar kur je larg shtëpisë dhe larg familjes.
        Duke ecur rrugëve të Tiranës nuk je ndjerë e sigurt. Pra, e sigurt ndjehesh vetëm në shtëpi. Si e shpjegin ti këtë?
        Por, po ashtu edhe në shtëpi nuk je e lumtur. Aty prindërit e tu janë kufizues dhe ti ndjen nevojën të përkujdesesh për motrën. Kjo lloj përkujdesje ngjan me atë që kishe për të ndihmuar prindërit kur ndodhi incidenti me shtëpinë. Nga biseda me prindërit duket sikur ata nuk presin që ti të punosh për të ndihmuar ata. Pra, kjo duket më shumë si kërkesë e jotja. Ç’të bën ty që të jesh kaq kërkuese ndaj vetes.

        Nga ana tjetër, diçka interesante që po të ndodh është njohja me djalin e ri. Sa e njeh ti atë? Si mund ta njohesh? Rekomandimi im është që krahas njohjes me ktëtë djalë ti të shtosh rrjetin e njohjeve dhe të aktiviteteve në qytetin tënd.

        Ju uroj gjithe te mirat!

  2. Pasiguri thotë:

    Shflm, Profesor Skerdi! Te gjitha keto qe ti me ke sugjeruar I kam bere kam komunikuar me prinderit por nuk me kuptojne ,,me thone prit se do punojsh gjithe jeten. Pastaj ankohen perseri ne pafundesi ekonomike. Kjo me Ben kaq konfuze pasi nuk po gjej nje rrugedalje. Me ate djalin e nderpreva komunikimin pasi nuk me dukej tip I vendosur ne lidhje me mua. Ka nje muaj qe nje djale ngul kembe dhe po komunikoj me te dhe gjeja e pare qe me terheq eshte se eshte kembengulja dhe sh argumentues ne pergjigjet qe jep. Ne lidhje me punen asgje spo BEJ ktu ku jam. Me ka kapur frika,pasi isha ne Tr dhe kisha frike te ecja vetem kur une kam qendruar 5vite dhe nuk kam patur frike. Ju lutem, si duhet ta menaxhoj kete gjendje pashpreshsmerie?

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.