Këshilla/Blog

Anonim ks 13.09.2020

Prsh eksperta, une kam problem me ejakulimin nese shkruaj ose mendoj per nje femen me del si leng i bardh ngjites ka koh qe me ndodh keshtu deshta te me jepni nje pergjigje te sakt si ta largoj kete, flm.

  1. MSc. Sokol Kosta thotë:

    Pershendetje. Ejakulimi I pavullnetshem zakonisht ndodh naten megjithate nuk perjashtohen rastet ku ndodh edhe gjate dites. Por sigurisht gjendja ne te cilen mund te ndodhe gjate dites eshte e ngjashme me gjendjen e gjumit le te themi. Personi eshte si ne enderr, ose bie thellesisht ne nje enderrim intesiv te nje gjendje te deshiruar, pra sikur enderron me sy hapur. Mund te kete raste ku personi eshte teper “I zgjuar” dhe I vetedijshem por ne rastin tend sic e thua dhe vete ti “mendon” per nje femer. Nga mosha dhe ky “enderrim” qe te vjen vetvetiu, presupozoj se ende nje lidhje intime nuk eshte realizuar per ty, keshtu qe besoj se me kalimin e kohes gjithcka do te “normalizohet”. Nje arsye tjeter eshte edhe masturbimi. Kur ai eshte eksesiv ndodh qe ndonjehere qofte edhe nga nje “mendim” apo perfytyrim I femres te kalohet direkt ne ejakulim pa procesin e ndermjetem te ereksionit.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.