Këshilla/Blog

Er 13.01.2021

Pershendetje
Kam probleme me ereksionin
Nuk mund te kem nje ereksion te plot e te qendrueshem
E kam te veshtire
Kam perdor dhe medikament per ED po prap e njejta gje
Kam ankth nga kjo gje dhe deshira seksuale me ka ren

  1. Dr. Shkelzen Elezaj thotë:

    Pershendetje,
    Sa i perket problemeve me ereksionin, mundet te jete me etiologji organike ose psiqike si te depresioni, stresi i vazhdueshem, frika, problemet ne familje dhe shoqeri etj apo organike si psh: semundjet e eneve te gjakut, semundja e sheqerit, tensioni i larte i gjakut, obeziteti (mbipesha), jeta pasive, konsumimi i tepert i alkoolit dhe duhanit apo droges, apo semundjet e vet tpenisit ose ne rast se nuk ju terheq partneri seksual. A vuani nga ndonje semundje dhe a merni terapi. Per te dhene nje mendim profesional eshte mire qe paraprakisht te kryeni analizat laboratorike perfshire edhe echon e urotraktit, pasqyren e gjakut, glikemine, holesterolin dhe trigliceridet dhe te lajmeroheni edhe njehere per vizite te Urologu i cili ne baze te analizave dhe ekzaminimit do te vleresoj se a keni nevoje per terapi eventuale.
    Gjithe te mirat,
    Dr. Shkelzeni

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.