Këshilla/Blog

AnonimF 16.09.2020

Ju lutem kam nje femije 3.5 vjec , qe kur ka rifilluar kopshtin me thone qe eshte shume agresiv me femijet e tjere , iu gjuan i shtyn i kafshon , ndonjehere dhe pa shkak dhe e kam konstatuar dhe vet , duket se e shijon momentin kur ngacmon femijet e tjere , kam nevoje urgjente per nje psikolog pasi edhe ne kopesht ma kerkuan kte gje sepse spo e perballojne dot ??

  1. MSc. Gabriela Kuneshka thotë:

    Pershendetje,
    E kuptoj shqetesimin, pasigurine dhe ndoshta ndjenjat e fajit apo/dhe te turpit qe po perjeton ne lidhje me kete situate. Agresiviteti tek femijet mund te jete pasoje e shume faktoreve. Dinamikat ne familje jane nje ceshtje qe mund te ndikoje ne sjelljen e djalit tuaj dhe vlen per tu kuptuar me ne detaje. Por, me lejo te them se sjelljet agresive tek femijet e kesaj moshe jane ndonjehere forme komunikimi. Djali mund te shprehe nepermjet agresivitetit emocione te medha qe nuk di si ti kuptoje dhe ti menaxhoje. Te sygjeroj ti jepni kohe vetes per te lexuar cfare fshihet pas sjelljes se tij dhe hapesire e mbeshtetje atij ne kete faze. Per shembull, ai, mund ta perceptoje si nje forme ndeshkimi nga ana juaj rikthimin ne kopesht pas nje periudhe te gjate ne shtepi, ku ka pasur nje rutine te tijen, vemendje ekskluzive, qetesine dhe hapesiren qe deshiron, e tek e fundit te gjitha lodrat per vete. Kopshti ne keto kushte, ku ai duhet te pershtatet me rregulla, te ndaje lodrat hapesirat dhe vemendjen me femijet e tjere, nuk eshte vendi me i pelqyeshem per te. Ajo cfare mund te beni eshte t’i siguroni qe jeni aty per te. Ofrojini mirekuptim, mbeshtetje dhe dhe dashuri gjate kesaj faze qe eshte e veshtire edhe per te. Perpiquni te shprehni me fjale ate qe ai po perpiqet te shprehe me sjellje. Perdorni fjale qe pershkruajne emocione, ose menyren se si ai mund te ndihet. Gjithashtu, ju sygjeroj te kontaktoni me psikologun e kopshtit, pasi mund te vezhgoje nga afer femijen, te krijoje nje mendim me te qarte mbi shkaqet dhe te punoni sebashku. Uroj t’ju kem ardhur ne ndihme dhe nese keni pyetje apo paqartesi ndjehu e lire te rikontaktosh. Faleminderit!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.