Këshilla/Blog

Nesa 26.11.2021

Prsh,po kam shum frik,sidomos me flejt sikur ka mem ndodh diqka n’gjum,sikur kam diqkaa ,ndonje semundje ,as vet spe di qka o tu ndodh me mu,spe di qka jam ka du,qka kam ama veq e di qe diqka pom munon,ju lutna tregomni qka jan qeto qe jam ti perjetu per momentin,jam vetem 16 vjeqe edhe spo di qka po ndodh me mu

  1. Përshëndetje, faleminderit që i shkruajte faqes sonë! Këto mendime dhe frikëra për një sëmundje shfaqen shpesh në moshën tënde. Përpiqu të mos kërkosh për simptomat e sëmundjes online, se aty informacionet që jepen janë nga më të ndryshmet dhe të bëjnë të mendosh se i ke të gjitha ato sëmundje, ndërkohë që nuk është e vërtetë. Gjithashtu, mund të mbash një ditar dhe të shkruash atje sa shpesh dhe sa herë në jave/ditë të vijnë në mendje këto mendime. Gradualisht, përpiqu që të reduktosh kohën që e ke vëmendjen tek to.
    Do të të sugjeroja që të sfidosh mendime të tilla irracionale, me argumente të logjikshme: sa herë që mendon se ke një sëmundje, përpiqu të gjesh argumente pse nuk e ke.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.