Këshilla/Blog

gjendje rende 16.05.2022

pershendetje kam 4 muaj qe vuaj nga ankthi dhe mendimet negative u detyrova lash punen dhe u ktheva ne vendilindje por kjo solli edhe nje ndarje po kaloj gjendje shum te keqe depresivr me jepni ndonje udhezim ju lutem

  1. Nuk Je Vetem says:

    Përshëndetje
    Të falenderojmë që i je drejtuar faqes sonë për të ndarë shqetësimin tënd me ne.

    Edhe pse ke shkruar pak rreshta për të shpjeguar gjendjen tënde kuptohet rëndesa që po kalon shoqëruar nga ndryshime të mëdha si humbja e punës dhe ndarja.

    Edhe vetë këto ndryshime do të shkaktonin një gjendje të ngarkuar emocionale për këdo. Ndërkohë ti shprehesh se ke katër muaj që përballesh me mendime negative dhe ankth.
    Pyetja e parë që më vjen natyralisht në mendje është: a ke dikë që të mbështet në gjithë këtë përballje? Cfare suporti dhe ndihme po merr?
    Nuk i di rrethanat që ke në jetën tënde, por mbështetja nga të tjerët është thelbësore, edhe pse lehtësisht kjo gjendje shpeshherë con në largimin/shmangien nga të tjerët.

    Ndërkohë për të kuptuar më mirë gamën e mendimeve negative që mund të kesh si edhe arsyet e ankthit është e nevojshme edhe këshillimi me një psikolog apo psikoterapeut me qëllim që të eksplorosh dhe vësh në zbatim mënyrat e përballimit të ankthit dhe gjendjes depresive.
    Nuk e di se sa të mundur e ke këtë, por ja vlen që t’i japësh shansin vetes që të dalësh nga gjendja që të ka kapluar.

    Gjithashtu për një bisedë më interaktive do të ftonim të provoje edhe chat me psikologët ekspertë të faqes sonë, sipas orareve të përcaktuara.

    Të urojmë më të mirat!
    Staf i Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.