Këshilla/Blog

Asra 24.06.2022

Pershendetje,
Une kam nje orar te keq te gjumit me ze nga ora 4 e mengjesit dhe zgjohem ora 1, por gjith diten pastaj ndihem e lodhur pa fuqi dhe ne ankth , a mund te jete gjumi shkaktar i ketyre?

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje dhe faliminderit qe na ke shkruar,

    Që të kaloni në ciklin tjetër të gjumit, që të flini natën dhe të qëndroni zgjuar ditën është e nevojshme që të qëndroni zgjuar gjatë gjithë ditës dhe të shkoni për të fjetur vetëm kur jeni i përgjumur. Praktikimi i ushtrimeve fizike mund të jetë ndihmues. Zgjohuni përafërsisht në të njëjtën orë çdo mëngjes, përfshirë fundjavat. Nëse doni të ngriheni më vonë gjatë fundjavave, mund ta shtysh kohën e zgjimit me një orë më shumë.
    Konsumimi i pijeve pa kafeinë është ndihmues. Mëso se cilat ushqime, pije (përveç kafes) dhe ilaçe përmbajnë kafeinë dhe mundohu t’i shmangësh ato. Përdorimi i pijeve alkolike dhe i duhanit në mbrëmje ndikon negativisht. Ashtu si kafeina, edhe nikotina është një stimulus për qëndrimin zgjuar gjatë natës. Çokollata ose ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri kanë të njëjtin efekt.
    Ambjenti në të cilin flemë ka rëndësi në procesin e gjumit që ne bëjmë.
    Mjedisi i gjumit duhet të jetë i favorshëm për të fjetur.
    Temperatura e dhomës duhet të jetë e përshtatshme dhe nivelet e zhurmës dhe dritës të jenë të ulëta.
    Gjithe te mirat,
    Stafi Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.