Këshilla/Blog

Anonimii 17.09.2020

Un jam 1 pedagog e punoj ne 1 fakultet te Shqiperis.Dite e nate cdo mendim me sjell ne mendje ate.Mendoj se kam ren ne dashuri me nje studente,eshte hera e pare ne jeten time qe dua nje vajze,normalisht kam pasur
Lidhje e te dashura,sa e sa me Duan akoma,edhe ne pune kam
Koleget e mia qe i shoh dridhen
Kur vij une,jo per tu mburrur
Po cdo gje e kam arritur vet
Suksesin ne jet,shkollen punen
Statusin ne pune dhe Lekun
Qe kam tani,megjithse
Kurre skam dashur ne jet
Ndonje vajze aq sa dua studenten
Time ne fillim ishte si te tjerat
Per mua,po me von pak nga
Pak ia kuptova karakterin
Fillova te ndiej njefare
Terheqje ndaj saj,fytyra e saj
E rrumbullaket e engjellore e
Embel,personaliteti i saj i
Adhurueshem,eshte kaq e
Brishte dhe e ndjeshme,e
Embel,me vetbesim problematik
Shoqeria e saj shpesh e injoron
Ka femra injorante qe e shajn
Dhe e mbajn larg e fryjn e tjeret
Mos ta duan,kto informata
I di sepse kam spiunet e mia
Ne klase,e admiroj kaq shume
Forcen e saj qe edhe pse me
Njerez arrogant e te trashe
Rrotull prap sillet si e ndjen
Dhe kurr nuk e ngurteson zemren
Pavaresisht dashakeqesis
E thashethemeve te femrave tjera
E admiroj e adhuroj e dua kaq
Shume qe shprehet si do
Dhe ka nje qetesi e nje magji
Kaq te madhe kur shprehet
Edhe per gjerat me te zakonshme
Ndihem vertet burre kur mban
Largesi e eshte e ndrojtur
Prej meje,ka shpirtin e nje
Femije,nuk di djallezi,nuk di
Zili nuk di sharje
Nuk di xhelozi,nuk di ulje
As thashetheme as intriga
Kto gjera nuk gjenden ne
Shoqerin e saj aq me pak ne
Punen time ku i ke me tonelata
Bota eshte e eger per te
Shoqeria eshte e padenj
Per ta merituar,me dhemb
Shume kur degjoj qe ca kalon
Me siguri nje njeri i till nuk ka
As familje te mir qe ta inkurajoj
Sadopak kte e di me siguri
Mezi pres oren kur do shkoj ne
Klasen e saj te jap leksion
Mundohem si e si te gjej nje
Justifimim qe ta shikoj perball
Ate fytyr aq te bukur
E ti degjoj ate ze
Por vetem kaq mund te bej
Jam ne nje kafaz
Nuk mund te shprehem sepse
Sma lejon detyra por edhe kshu
Smundem po me iken
Nga duart nje diamant qe
Sdo e gjej kurre me ne jete
Vetem ideja se edhe disa muaj
Me kan mbetur qe ta shoh se
Pastaj ajo do diplomohet
E te vazhdoj rrugen e saj me
Ve ne presion
Koleget thone qe nuk jam me
Ai i pari dhe shefi i
Departamentit me thot qe ia
Kam varur pak punes
Po un spo me intereson
Shume ca mendon stafi
Nuk di zgjidhje per punen time

  1. MSc. Sokol Kosta thotë:

    Pershendetje. Të falenderoj per shkrimin. Per te vazhduar ne linjen e “te pakuptuarit” mund te
    them qe edhe une e pata te veshtire te “empatizohem” me shqetesimin qe ke realisht. Nga
    formulimi kuptoj qe ka nje “prirje” drej formes dhe jo permbajtjes. Njesoj sikur kerkon te
    terheqesh vemendjen te aspekti jot “poetik” – ne nje moment isha gati te gjeja metriken e
    ligjerimit – dhe jo “profesioral”, ashtu sic dhe ne fakt ne “permbajtje” terheq vemendjen te
    “studentja” e “keqkuptuar”, ndaj te ciles ka xhelozi, zili, te cilen kjo bote nuk e meriton, qe eshte nje “diamant” per ty ( pra nje gur I cmuar qe fshihet thelle ne toke/shpirt) etj. Ti nga kjo
    “dashuri” ke harruar te jesh ai qe je, njesoj sikur kjo vetvete “e re” te ishte cka ishe ti realisht, pra një “dashnor” por ne menyre paradoksale “platonik” pasi je I “denuar” nga pozicioni te mbetesh I tille. Gjithcka mbetet te syte, te forma, te metrika e ligjerimit. Ka shume gjera qe mund te thuhen rreth tablose qe sjell. Psh duket sikur ti e ke te nevojshme ta kesh gjithmone “perballe” objektin e dashurise tende – njesoj si pasqyra ku shihesh – duket sikur ke marre nje rol “kalorsiak” ndaj saj – njesoj si djali ndaj nenes, e mbron reputacionin e saj, e ngre lart bukurine dhe miresine e saj dhe ul “armiqte” e saj, u tregon atyre “vendin”. Nga ana tjeter duket sikur thua qe megjithese me pare ka pasur “shumë te tjera qe ende dridhen”, kolege te tuat; ti ne fakt tani e “gjete” me ne fund “fatin” tend te cilin je I destinuar ta “humbësh” pasi ajo do te largohet – statusi qe ke nuk te lejon ta “gezosh” kete “trofe”. Dhe sigurisht qe ti mund te thuash qe dashuria I ka keto, pra eshte fat ne fund. Nese do ti mbeteshim simbolikes se djalit qe lavderon/ mbron nenen eshte interesante qe ti flet nga pozitat e profesorit – pra nga pozitat e babait le te themi.
    Pse ndodh keshtu? Ndoshta ne syte e babait ti ke qene nje djale “I keqkuptuar dhe I pavleresuar” por qe do te doje te ishe I adhuruar njesoj si tani nga te gjithe (ti e adhuron imazhin tend). Nuk e di pse por ne fund me krijohet pershtypja qe kjo vajza me te cilen ke rene ne dashuri dhe qe te syte e saj shikon gjithe boten mund te jete nje aspekt I yti te cilin ti e ke te fshehur thelle si nje “diamant” brenda teje per te mos e treguar. Aty ti e sheh veten te bukur, te mire dhe sic e thua edhe vete ne fillim “te pakuptuar” dhe te “pamerituar” nga ata qe te rrethojne te cilet ti I “spiunon” here pas here. Ka zemerim te pashprehur ketu apo jo? Ajo qe dua te them eshte se te kjo “bukuri” ti sheh ndoshta nje aspekt tendin qe ke shume frike se “do ta humbësh” ose madje – sic e di tashme edhe per vajzen – se e ke humbur – dhe kjo eshte ajo qe realisht te “tremb” si ide.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.