Këshilla/Blog

11.02.2016

Pershendetje
Une jetoj jashte Shqiperise, kam nje famije shum te bukur, dhe kjo me ben shume te lumtur. Por gjithashtu ka dite qe kam nje bllokim/lemsh ndjenjash. E gjitha nisi kur linda femijen e dyte, e vetme (vetem burrin) pa asnje te aferm qe te me ndihmonte, e lumtur qe familja u komletua, por ndihesha si e zene ne kurth. Kjo situat vazhdon edhe tani qe djali u be nje vjec. Ka dite qe nuk jam e motivuar te bej asgje, pastaj me kapin kriza faji, qe nuk mund tja lejoj vetes kte lluks, femijet jane aty dhe kane nevoje per mua. I mbledh copat e e vetes time dhe ngrihem. Por perbrenda me shoqeron ne cdo moment ndjesia sikur jam zene ne kurth, dhe nuk me lejon te jem e lumtur,te shijoj gjerat e bukura qe zoti me fali, dhe une e falenderoj cdo nate, dhe cdo moment kur shikoj syte e bukur te femijeve te mi. Ju lutem me jepni nje keshille si ti menaxhoj kto ndjesi. Kur flas me bashkeshortin ai me thote mos u merzit me ke mua, dhe vertet qe me nfihmon shume, por nuk i jep shume rendsi ndjenjave te mia, ose nuk i kupton ato. Por mua me shqetesojne shume, me bejne shume njeri pesimist. Faleminderit shum

  1. Anila Sulstarova says:

    Përshëndetje,
    Nga aq sa informacion ka në këtë mesazh duket sikur ka një depresion post partum të patrajtuar, në raste të tilla zgjatet dhe fillon të zerë vend në shumë dimensione të jetës. Rekomandoj fort që ju të konsultoheni më një profesionist të fushës së shëndetit mendor, dhe me një mjek endokrinolog për sistemin hormonal. Gjendja juaj padyshim prek shumë edhe familjen, pavarësisht se jeni familje e bukur, duhet që të gjithë të dini të shijoni. Gjendja juaj mund të prekë më shumë sesa mendoni edhe fëmijët, ata janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj humorit të prindërve. Mund të fillojnë të bëjnë shumë përpjekje për të të ndihmuar, përpjekjet e tyre mund të mos funksiononë dhe ata mund të lodhen apo të ndihen që dështuan në përpjekjet e tyre. Familja është një sistem, në të cilin nëse një pjesë nuk funksionon siç dëshirohet, edhe pjesët e tjera humbasin funskionin e plotë. Takimi me proesionistë është shumë I rëndësishëm për ju dhe familjen tuaj. Mos ngurroni të shkoni tek një profesionist. Të kërkosh ndihmë nuk është shenjë dobesia, përkundrazi shenjë force dhe dëshirire për të mbrojtur jetën.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.