Këshilla/Blog

11.02.2016

Pershendetje ! Ju pergezoj per iniciativen .do te doja keshilla per cunin tim e kam 12 vjec dhe eshte shume i mbyllur nuk flet shume dhe i ngadalte ne detyra. Kam arritur dhe e kam qelluar sepse nuk kthen pergjigje kur e pyet per dicja por te shikon ne sy oa folur gje qe na acaron me shume ! Faleminderit

  1. Orsjola Qendro says:

    Përshëndetje!
    Ju falenderoj që keni zgjedhur portalin “Nuk je vetëm“.
    Ju e përshkruani djalin tuaj si nje fëmijë të mbyllur e që nuk flet shumë. Keto jane shenja të një fëmijë të ndrojtur por edhe disi të frikësuar. Ndoshta djali ndihet jo i sigurt në vetvete dhe për këtë arsye merr më shumë kohë nga sa ju e gjykoni të arsyeshme për të përfunduar detyrat. Ju këshilloj të jeni më të duruar me të dhe ti jepni të gjithe kohën që i nevojitet për të përfunduar detyrat. Si dhe të përpiqeni të ndërtoni marrëdhënie pozitive , pasi vetem kështu mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të fitojë besimin te vetja. Mbani mend se dhuna jo vetëm nuk është mjet për zgjidhjen e problemeve,por mund të rëndojë më shumë situatën.
    Shpresoj që këshillat të jenë sa do pak te vlefshme. Ju inkurajoj të na shkruani përseri sa herë që ndjeni nevojën per ketë.
    Gjithë të mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.