arta 01.04.2021
pershendetje, deshta me be bje pytje pak sa te pazakonte
kam pas dy takime me nje djale po skemi pas asgje intime mua me pelqen poashtu siq ka thene edhe ai se i pelqej po asgje skemi diqka konkrete .. ne anen tjeter jam lodhur nga kjo situate duke pritur per te e asgje
nga tjetra ane me shkruan djali qe e kam humbur virgjerin me te por qe skemi pas asgje me shume edhe smujm me ken bashke me te per arsye familjare te dal me te
a kish me wene tradhti nese dal me te vetem per seks ???
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Se pari, te falenderoj qe zgjodhe te ndash shqetesimin tend ketu! Lexova me vemendje letren tende dhe mu krijua pershtypja se po perjeton nje konflikt te brendshem me trupores dhe shpirterores, seksit dhe dashurise si dy komponente te ndare. Kjo mund te sjelle tek ti paqartesi, ankth dhe pasiguri ne kete situate. Nga njera ane eshte djali qe po njeh dhe pelqen, por raporti eshte i paplote si pasoje e mungeses se intimitetit dhe nga ana tjeter qendron ish partneri yt, i cili mund te plotesoje vetem nevojen per intimitet. Ne vazhde te pyetjes tende, te ftoj te mendosh per cfare eshte per ty nje marredhenie, cfare kushtesh duhet te permbushin dy njerez per te qene ne nje raport romantik? Cilat jane limitet e tua ne marredhenie, pra cfare eshte e pranueshme dhe e papranueshme? Nga ana tjeter cilat jane cilesite qe te pelqejne apo terheqin tek djali qe njeh? Cfare permbush ai tek ti? Si e perkufizon llojin e marredhenies qe ju te dy ndani? Keto jane disa pyetje qe mund te te orientojne dhe ndihmojne te kuptosh me qarte situaten ne te cilen ndodhesh. Nese deshiron mund te me shkruash perseri ne formen e letrave, ose mund te zgjedhesh sherbimin e keshillimit online falas permes chatit ne kete platforme.
Gabriela