Këshilla/Blog

Mardhenja 19.04.2020

Pershendetje, jam nje nje goce dhe kam 3 vjet e fejuar dhe nuk munde te kryej dote mardhenje me bashkshortin tim per shkak te dhimbjeve te tmerrshme q kam. Kam shkuar dhe ne dy ghinekologe dhe me kan vizitura anatomikisht je mir kan then por duhet te ruash qetesin,une mendon se nuk eshte vetem kjo por se kam dicka tjeter psh ndonje problem vakinal,sepse un tentoi dhe nuk munde ta bej dot, ju lutem te me ktheni nje pergjigje se ku munde te drejtohesha ndoshta dhe per ndonje nderhyrje,do isha shum mirnjohese te merja nje pergjigje nga ju faleminderit,dhe qofshi shensosh e mire te gjithe ne kete periudh kaq te veshtir.

  1. Msc. Dorina Kapaj thotë:

    Pershendetje,

    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Mendoj se ne kete pike, pas tre vitesh pamundesi dhe pas ekzaminimeve fizike eshte e rendesishme te eksplorosh mundesine qe pengesa qe po perjeton nuk eshte fizike, por psikologjike. Ne fund te fundit organi me i rendesishem seksual mbetet truri, jo organet gjenitale. Duhet ekzaminuar pra ne kete drejtim, cfare te frenon ty gjate aktit? Cilat jane frikerat qe ta bejne te pamundur kontretizimin e angazhimit tend me bashkeshortin tend te ardhshem ne nje akt fizik intimiteti? Cfare nenkupton per ty te qenit fizikisht intime me te? Mendoj se ka shume implikime qe duhet eksploruar per te kuptuar frenimet qe ti po perjeton. Ndoshta frenime qe burojne prej te shkuares tende, apo qe lidhen me kuptimin qe ka per ty seksi si nje dimension i ri ne marredhenien tende me partnerin, per te cilin ndoshta nuk je gati? Te keshilloj te fillosh nje process terapeutik per ti dhene vetes mundesine ti ekzaminosh te gjitha keto mundesi dhe te kuptosh se cfare konflikti fshihet pas ketij ngerci qe po perjeton prej kaq shume kohesh. Te mirepres nese do te duash te ndalesh pak me gjate. Gjithe te mirat.

    Dorina
    Psikoterapiste

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.