Këshilla/Blog

Eri 20.12.2021

Përshendetje Klodjana!
Uroj të jesh mirë
Po të shkruaj sepse më ke ndimuar shumë kur kemi folur për here të parë
Unë jam një djale 23vjec
Qe ne moshe te vogel kam vuajtur nga bullizmi
Arsyeja ishte sepse isha shumë i turpshem’ i urte, i Sinqerte dhe shumë i sjellshem .
Nga bullizmi i vazdueshem pesova shumë trauma dhe u mbylla shumë ne Vetevete
Sot kurohem nga ankthi dhe Depresioni
Mar Flonital Abizol dhe Nofen në rast nevoje
Gjithashtu punoj me nje psikoterapist
Kam bërë shumë përmirsime dhe duhet me vazhdu deri në fund.
Doja të te tregoja letren time që u drejtohet një grupi shoqeror qe më kan bërë të ndihem shumë keq
Dhe doja të të pyesja nese duhet ta lexoj këtë leter para të gjithve
Sepse jam shumë i pavendosur
Arsyeja pse duhet ta lexoj eshtë se dua ta mbroj dinjitenin moral
Letra

Une kam hyre ne loje ne dhjetorin e 2019.
Dhe kisha shumë deshire ta ndimoja Skuadren
Dhe në ndeshjen e parë,
kam shenuar nje gol,
Ky gol u pëlqye shumë
Sepse te gjithë lojtaret
po vraponin drejt meje
Nje lojtarë i ri
Nje force e re
Dhe u prita mire ekip.
më thanë se sa e rendesishme eshtë te luanim në skuader.
Por kisha frike shumë te ecja me topin
Mendoja shumë nëse do të luaja ndeshjet e tjera ?
Lujta disa ndeshje por nuk shenova nga kjo gjendje
E kerkoja topin por askush nuk pasonte
Dhe dal Nga loja
Filloj të mësoj si të luaj më mirë ,
Por mërzitesha shumë kur shikoja kur festonin golat pa mua!
Unë isha nje tifoz i madh i skuadres
Por edhe si tifoz qendrova në cep
Sot rrëmbeva topin dhe kërkoj të luaj ndeshjen e fundit
Sot dua te flas se si ndihem un si Er ne Lëvizje
Dua te flas, sepse ndjenja s eshtë e nuk vjen asnjeherë Gabim .
Sot dua te flas për dicka qe eshte gjithcka.
E pa ate jemi asgjë
Eshte e pashkruar
Që nuk ka rregull E nuk ka statut
Por eshte Domosdoshmëri
sot do flas për gjënë, qe Jane kushtuar librat,
kengët,filmat me te bukur.
Sot do flas për dashurinë
Dashurinë qe na mungon
Superstrukturen ne levizje.
Qe Per te bëre të revulucionim moral
duhet te kemi këtë dashuri si ideal ?
Unë jam antarsuar në lëvizje
në Dhjetorin e 2020.
Dhe Si student i së drejtes
jam munduar qe cdo gje te pa arsyshme qe ndodh ,
ta mar të arsyeshme për te protestuar
Une jam pritur jashte zakonisht
Mirë nga aktivistet
me thane se sa e rendesishme eshte dashuria në lëvizje .
Isha i lumtur qe njoha shokë me endrra dhe ideale.
Isha i lumtur nga Dashuria e jo nga Terapia.
e lashë këtë fundit
sepse mendova se terapia më e mire ishte Lëvizja.
Por pas kesaj
U bera I pakdukshem nga shumë e Aktivistë
E sidomos nga kta qe mburresha
U ndjeva si si kulak
E Kjo te lendon
Sepse nje shok i keq nuk mund të jete kurre ni aktivist i mire
Doni (aktivist i dalluar) thote se nuk mund ta duam lëvizjen nese nuk duam njeri tjetrin.
Kjo dashuri ku eshte ?
Kjo eshte kjo levizja e njerzeve te mire ?
Sepse
Për të ndyshuar dicka atje jashte duhet Te ndryshojne shumë gjera ketu
Te jetosh me frikë eshte e veshtire
Por me veshtire eshte te jetosh pa Dashuri.
Unë Largohem

  1. Anonymous says:

    Pershendetje. Jam 17 vjec dhe mendoj se vuaj nga ankthi social . Nuk e kam dit qe vuaja sepse kam qen shum e vogel dhe tani e kuptoj termin ankth . Mbaj mend qe ne klas te 7 kan filluar frikerat e para ose kur me pyeste ndonje mesuese per mesimin mund ta harroja sepse kisha nje ngarkese emocionale ose heret e tjera kam preferuar me mir mos te flas . E kam kete gje edhe sot sidomos n vende publike ku duhet te flas ngarkohem emocionalisht nuk di si te shprehem (ndoshta edhe di) por ngarkesa emocionale esht aq e madhe saqe nuk arrij dot ti gjej fjalet e duhura. Kam kete mendimin para se te flas cfar do te mendojn te tjeret po sikur te dukem keq mos te flas mir ose te gjith te qeshin me mua. Ne mendjen time e quaj gje shum skandaloze te ndodhte dhe kur ke vetem keto mendime negative normalisht sdo them dot asnje fjal dhe pse mund t di shum mir t flas. Nuk kam mar asnje kure madje si kam thene asnje njeriu. Shum here kam tentuar te jem vetvetja ti them fjalet sic i ndiej sic me vin ne mendje por kur ndodhem ne vende sociale ngarkohem emocionalisht. Do doja shum te dija cfar do me sugjeronit te beja sepse ankthi vendet sociale po behen shum te sikletshme per mua

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  2. MSc. Klodjana Gjika says:

    Përshëndetje Eri!
    Është një kënaqësi që po rishkruan dhe po komunikojmë përsëri. Të lexova me shumë vemëndje
    dhe letra jote e gjatë më ben të jem pranë teje me ndjesi. Ndjenja e fortë e përkatësisë dhe
    qëllimsisë që ti po përjeton me përfshirjen në grupin tënd është e rëndësishme dhe duket se ty të
    ndihmon të shprehësh veten dhe të njohësh atë më mirë. Të përgëzoj që po punon me një
    psikoterapist dhe të inkurajoj të vazhdosh pasi vetja jote gjithnjë ka më shumë për të kuptuar, për
    të jetuar dhe për të krijuar. Ndoshta kjo që do të them është e përsëritur por nuk mund të mos e
    vë në pah se sa shumë më bën përshtypje vrulli yt për të përmirësuar veten dhe për të qenë me të
    tjerët pavarsisht pargjykimeve apo bullizmit që ti thua se ke përjetuar.
    Letra jote për skuadrën besoj të ndihmon që të kesh me në kontroll atë që ka ndodhur, dhe ajo
    çka ke shkruar është e rëndësishme. Nëse ti vendos ta lexosh apo jo mendoj se është dytësore.
    Kjo letër me bën të kuptoj që ti e ke arritur një zë të brendshëm për tu shprehur dhe pak nga pak
    do të mund ta jetosh atë. I rëndësihëm është momenti ku ti kupton përpjekjet e tua,
    dashamirësinë tënde, bashkëpunimin, qoftë dhe ambicien dhe nevojën tënde për tu lavdëruar për
    atë që bën. Kjo është festa më e rëndësishme. Dhe me vonë siç thua dhe ti, Dashuria, për të tjerët
    dhe për veten.
    Vazhdo të ecësh duke pushuar nga pak, dhe kështu do të fitosh dashurinë, miqtë dhe qetësinë.
    Të përshëndes.
    Klodjana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.