Këshilla/Blog

Katalea 22 05.05.2020

Jam nje vajze 19 vjecare edhe kam pasur gati 3 vite marrdhenie me nje djale ai 21 vjec sot. Gjat ksaj kohe jemi ndar shpesh sepse ai ishte tip shum i levizur e fliste me te tjera me donte shume me ka respektuar mka qendru afer perher mka pas then qe ai per momentin nuk i kishte gjerat ne vij edhe as kembet ne tok qe te ishte me mua ashtu si e meritoja un. E doja edh e dua pafun mbesoni kqm ber cdo gje qe ta harrojaa edhe kurr nuk munda perher perfundonim duke u kthyer te njeri tjetri. Per te isha njeriu me i cilter ne jeten e tij edhe ashtu jam edhe tani. Ai tani ka disa muaj merrez me nje tjeter si perher kalimtare ka njera ane i thot shokut ton q sdo tja dij per muaa edhe se kurr sdo ma fali ate gje q un kam ber ate gabim edhe pse une e berq per te , edhe nga ana tjeter behet xheloz per mua reagon nuk di ca ka ne mend a akoma me don? Si t mundem ta harroj kur ai ishte cdo gje qe kisha ne jet se asnje njeri tjeter nuk kam mkujtohet gjith kohen se njoh me veten sa her shihem ne pasqyr , sme pushojn lotet per te me ka marr malli
Pafund per te po mplas shpirti te lutem me ndihmoni

  1. Nuk Je Vetem thotë:

    Përshëndetje e dashur

    Faleminderit që na ke shkruar dhe ke ndarë një dhimbje që duket që po e përjeton fort në fakt. Me sa duket kjo lidhje që ke patur, pavarësisht të gjithave ka patur rëndësi për ty, ka qenë edhe e gjatë dhe ti ke shpresuar për vijueshmërinë që ti ke patur në mendjen dhe zemrën tënde, por ja që lidhjet janë rrugëtim. Sigurisht që lidhjet duhen mbajtur nga të dy palët, por nga ana tjetër mendoj se nga problematikat që keni patur gjatë kohës që keni qenë bashkë, më duket se djali është shprehur qartë që ende ka qenë në kërkim të vetes dhe gjërave që dëshiron të bëj apo të njoh. Madje më duket se në formën e vet edhe të është shprehur qartë. Dhe mendoj se kur dicka është e rëndësishme për dikë, personi tjetër duhet ta lerë të zhvillojë atë që po kërkon edhe pse dëshira apo egoja e ajo që provojmë na kërkon me co kusht që ta “shtrëngojmë fort”, por duke bërë këtë gjë ne ndikojmë te vetja jonë.

    Unë e kuptoj që ti do qash, do mërzitesh, do mendosh se cfarë ndjen për ty apo ca tregon apo sic e thua edhe ti vetë që po të plas shpirti. Po në fakt të plas shpirti se të dhemb ajo që ke investuar dhe menduar dhe sepse kur jemi në lidhje bëhemi më vulnerabël pasi besojmë te tjetri. Është natyra e lidhjes. E di që nuk është e lehtë dhe nqs ke nevojë për këtë kohë që të duhet të shprehesh ndjenjat është më mirë ta bësh, por ndërkohë nevojitet edhe të mendosh realisht për situatën dhe të mos kërkosh ngacmime në kuptime, ndjekje se cfarë bën personi dhe ca do doje ti. Kjo është dëmtuese për ty në këtë pikë.

    Ajo që duhet kuptuar është që ti ke ndjenja, ndoshta edhe ai ka, por jeni në kahe të kundërta për momentin. Ajo që ti ke ne dorë nuk janë reagimet e tij, por reagimet e tua dhe vetja jote, kështu që cfarë do vendosësh të bësh? A nuk është ndoshta më mirë të mendojmë që s’jemi përgjegjës për cdo gjë dhe aq më tepër për tjetrin dhe cfarë duhet të bëjë ai?
    A nuk është ndoshta më mirë që pas clirimit të momenteve të këqija, të mendojmë pak më shumë për veten dhe të fillojmë të bëjmë disa gjëra që tani që kemi më shumë kohë dhe duke e zënë kohën tonë me aftësi e gjëra që mund ti mësojmë për veten?
    Ndoshta duke shmanguar edhe mediat sociale të ndjekjes së përsonit.
    Kështu do të ndihesh ti më mirë, të kuptosh më qartë dhe në rast se do të ketë një komunikim të dytë me ju, të mund ti shohësh gjërat më qartë.
    Shpresoj vërtet që kjo përgjigjë të të ndihmojë,

    Me respekt,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.