Këshilla/Blog

Pa emer 11.01.2021

Pershendetje! Kam shume nevoje per ndihme dhe keshilla!! Kam nje shok te ngushte dhe jam e bekuar qe e kam por une e kam te veshtire ta shoh me femra te tjera dhe te pranoj qe ai te kete dhe raporte sentimentale me dike! Dua ta kem thjesht shok dhe e kam shumeee xhan por qaj,behem xheloze dhe nuk ndihem mire kur dikush tjeter behet prioritet. Mendoj se ndjenjat e mia po ndryshojne dhe une kam frike. Kam shume frike ta humbas per shkak te ketyre ndjenjave qe po lindin. Cfare duhet te bej une? Ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje sa me shpejt te jete e mundur sepse i trembem edhe vetes! E kam njeri shume te shtrenjte personin ne fjale,por do doja te ngelej i shtrenjte si shok! Cdo gje tjeter eshte e pamundur,sepse do e humbisja dhe do shkaterroja shoqerine qe kemi ushqyer dite las dite per ta kthyer ne dicka te forte! Ju lutem me ndihmoni stafi Nuk Je Vetem! Faleminderit!!!

  1. MSc. Gabriela Kuneshka thotë:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe zgjodhe te ndash shqetesimin tend ketu. Lexova me vemendje letren tende, duket sikur kete miqesi e shoqeron nje emcion po aq i fuqishem (ndoshta dhe me teper), qe eshte frika nga nje kercenim potencial, qe mund ta zhbeje ate. Por, cili eshte ky kercenim pa emer, qe i friksohesh kaq shume saqe deshiron vetem ta ndalosh? A mundet te jete dashuria romantike nje kercenim per ty ne kete situate? Nga ana tjeter, eshte krejt normale qe gjate kesaj moshe te perjetosh frike apo pasiguri. Kjo s’do te thote se ka dicka qe nuk shkon me ty, perkundrazi. Ndodhesh ne nje faze zhvillimi dhe rritje, ku po peson ndryshime te shpejta dhe te rendesishme si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht, te cilat duan kohen e tyre te perpunohen dhe te kuptohen. Do te sugjeroja qe t’ja japesh vetes kete kohe pa drojtje. Gjithashtu, te ftoj te reflektosh mbi nevojen qe ndjen dhe thekson fort ne leter, te te qenit nr.1 apo prioritet. Cfare sjell ne mendjen tende? Te con diku kjo nevoje? C’do te thote per ty te qenit ne vend te pare? Po prioritetet e tua cilat jane? Si i trajton ti ato? Pergjate rruges mund te konstatosh, qe prioritetet variojne kryesisht sipas nevojave dhe ndryshojne pergjate kohes, por kjo nuk do te thote domosdoshmerisht qe nuk je me e rendesishme. Nese e kam kuptuar drejte kjo miqesi qe pershkruan eshte e re per ty dhe si cdo gje e re, ka nevoje per kohe te pershtatet dhe te stabilizohet. Nese deshiron mund te me shkruash perseri ose mund te konsiderosh alternativen e keshillimit online ne chatin e kesaj platforme. Uroj te kem ardhur ne ndihme,

    Gabriela

  2. I paemër thotë:

    Faleminderit per pergjigjen tuaj! Ne fakt po,eshte nje miqesi e re dhe me shume rendesi per mua,por ndihesha me ndryshe gjate kohes qe ai nuk kishte raport sentimental me askend. Ne momentin qe me tregoi per nje histori qe eshte duke e perjetuar ndjeva nje boshllek te madh,sikur e humba,dhe nuk imagjinoja dot aspak qe ne nje te ardhme fare te afert dikush tjeter do kishte nje rendesi me te madhe sesa une ne jeten e tij. Kjo nuk eshte e zakonshme dhe normale,sepse nje shoqe e ngushte eshte ajo qe lumturohet me lumturine e shokut te saj dhe pse e di mire qe ne nje cast te caktuar prioritetet e tij do ndryshojne,por me mua kjo nuk ndodh. Po mundohem te kuptoj qe kjo nuk eshte e drejte,dhe po perpiqem ta shoh si te arsyeshem raportin qe ai ka krijuar me nje femer tjeter apo raportet qe mund te krijoje ne te ardhmen,sepse faktikisht jane te arsyeshme,por ndodh qe krejt papritur lodhem nga kjo dhe qaj. Me pas vazhdoj te qaj me teper jo per shkak te xhelozise apo kesaj ndjenje cfaredoqofte,por qaj sepse kam frike nga ata lote,i trembem vetes sepse eshte e paarsyeshme ajo qe me ndodh. Miqesia jone eshte shume e gjalle,e forte deri tani dhe eshte nje gjithcka e madhe per mua,plot jete dhe momente te bukura,prandaj une nuk dua kurrsesi ta humbas. Nese ai do ta dinte menyren se si une jam ndjere do ta logjikonte si nje ndjenje tjeter,dhe une do ta humbisja. Une dua te di si te qetesohem dhe te vazhdoj ta dua fort si shok,pa u ndikuar nga raportet e tij te tjera. Do t’ju lutesha te me jepnit serish nje pergjigje tani qe u shpreha me konkretisht! Faleminderit!!

  3. Pa emer thotë:

    Pershendetje serish! Kam derguar nje leter ketu per psikologen qe me ka keshilluar me siper. Do t’ju lutesha ta postonit dhe te me jepnit nje pergjigje nga ajo,sepse ndihem keq dhe kam frike ta ndiej kete. Faleminderit stafi Nuk Je Vetem!

  4. Pa emer thotë:

    Ju lutemm kam shume nevoje ta rregulloj kete. Ai me sheh ne nje menyre aq te cilter,ndan me mua gjithcka,sa here flet me mua me duket sikur me konsideron moter,ndersa une ndihem keq per lidhjen e tij pa arsye,gje qe nuk duhet ta bej. Me duket sikur po e mashtroj,sikur po e genjej ne aspektin qe ai me sheh ne nje menyre ndryshe dhe ne menyren me te bukur te mundshme ndersa une vazhdoj sillem qete nderkohe qe kam vuajtur keto kohe dhe nuk di me c’te mendoj. Me duket sikur keshtu po vulos shkaterrimin e nje miqesie qe filloi aq bukur dhe qe i besova vazhdimit te bukur te saj..dua te vazhdoj te besoj dhe qe ai te jete shoku qe do e kem gjithmone perkrah,pa ndjenja te tjera te palogjikshme per nje shoqeri te ngushte. Thjesht nuk dua ta humbas,por as nuk dua te mendoj gjithe diten keshtu e te vras veten ne kete forme..ju lutem stafi Nuk Je Vetem,kam nevoje per nje pergjigje!!! Faleminderit!

  5. Pa emer thotë:

    Ju lutem..me duhet vec nje pergjigje🙏

    1. Nuk Je Vetem thotë:

      Pershendetje,
      I eshte derguar pyetja Psikologe Gabrieles, sapo te ktheje do ta postojme,
      Gjithe te mirat,
      Stafi i Nuk je vetem

  6. Pa emer thotë:

    Shume shume faleminderit qe ja keni derguar,sepse nuk ndihem aspak mire😔!

  7. MSc. Gabriela Kuneshka thotë:

    Pershendetje e dashur,
    Faleminderit per letren dhe ndjese qe te eshte dashur te presesh disa dite! Lexova me vemendje letren tende dhe mund te imagjinoj se mendimet dhe emocionet e tua jane te lufte te vazhdueshme dhe kjo mund te gjeneroje shume ankth. Dashuria romantike eshte nje nder emocionet me natyrale qe mund te perjetojme. Por ne letrat e tua ajo trajtohet si gabim dhe nuk e lejon veten as ta permendesh. Perpiqesh kaq shume ta shtypesh apo ta mbash larg vetes, si dicka qe ste perket apo s’mund te te perkase, saqe vuajtja qe po perjeton, kur te duhet te sillesh sikur cdo gje eshte ne rregull duket gati si vetendeshkim per mendimet apo fantazite qe mund te vijne ne mendjen tende edhe padashur. Ne letren tende ti perserit disa here “ndjenje e paarsyeshme, e palogjikshme”, Cfare eshte e palogjikshme? Te ndjesh terheqje qe tejkalon kufijte e miqesise per nje djale qe ke pak kohe qe e njeh? Ta perceptosh veten te perfshire dhe te deshiruar ne nje marredhenie qe mund te shkoje pertej miqesise, pra te jesh ti protagonistja kryesore? Te ftoj te reflektosh dhe ti japesh vetes kohen e nevojshme per te kuptuar me qarte kete situate. Nese deshiron mund te konsiderosh mundesine e psikoterapise per kuptuar me mire cfare te mundon dhe te shqeteson. Gjithashtu, mund te zgjedhesh te kerkosh ndihme ne kete platforme permes keshillimit online ne chat ose mund te me shkruash perseri. Uroj te kem ardhur ne ndihme,
    Gabriela

  8. Pa emer thotë:

    Pershendetje psikologe Gabriela dhe shume faleminderit per pergjigjen qe me ke dhene! Kam filluar te qartesohem me veten dhe ndjenjat e mia dhe kam kuptuar shume,por ende me bren dicka perbrenda. Ndoshta ndiej per shokun tim dicka me teper se shoqeri dhe me bere te kuptoja qe une s’kam perse t’i druhem kesaj apo ta mendoj si te palogjikshme,sic une vete jam shprehur me pare. Por problemi eshte qe dhe nese une e pranoj kete qe po me ndodh,kjo do ngelet dicka e tille,pra une e kam te pamundur te flas me te ne lidhje me kete. Pike se pari ai eshte ne nje marredhenie tjeter dashurie prej disa muajsh dhe duket i lumtur,me dhemb por ne fakt keshtu eshte dhe s’mund te bej asgje per ta ndryshuar. Se dyti une ne kaq pak kohe jam shnderruar ne nje moter per te,perkujdesja dhe sinqeriteti qe i kam dhuruar ne shoqeri kane bere qe te me shohe si dike te afert me te cilin ndan cdo gje,cdo detaj,cdo eksperience,por kjo eshte e gjitha dhe nese une do flisja me te per ndjenjat e mia apo per kete qe po me ndodh,do te shkaterroja figuren qe ai ka krijuar ne zemer per mua,figuren e asaj shoqes me te mire qe do ta kete gjithmone perkrah,pa qellime te tjera. Madje ai shprehet me mua edhe per raportin qe ka me te dashuren,apo me vajza te tjera me pare,me thote cdo gje dhe une jam gjithmone aty per te,pavaresisht si ndihem vete. Lumturohem per lumturine e tij,por ka dicka qe nuk shkon serish,filloj te qaj,me lendon. Ceshtja eshte qe ai ka krijuar nje figure vertet te bukur timen ne jeten e vet,e vleresoj dhe e adhuroj,madje them qe jemi te bekuar qe kemi njeri-tjetrin perkrah,por vetem ne formen shoqerore. Pra,nese une shprehem,rrezikoj te humbas kete shoqeri qe kemi krijuar,dhe kete s’do e duroja dot,s’do ja falja vetes kurre. Pra,une e enderroj si personin me perfekt,jam munduar por s’kam mundur te ndal imagjinaten sikur une jam dicka me teper per te etj etj,por njekohesisht shoqeria jone tek njerezit qe na njohin,dallohet dhe eshte per t’u patur zili nga vecorite qe e karakterizojne dhe une nuk dua ta humbas. Sepse e di qe dhe nese une ne nje moment te caktuar ja them keto qe kam ndjere,ndoshta nuk do te distancohet plotesisht,por do ta zbrese shoqerine ne nje shkalle me te ulet,dhe nuk e di si do ta perballoja. Di vetem se ai me ka pare si moter,por une sado u perpoqa nuk munda ta shihja si vella,nuk munda. Akoma nuk e di cfare ndiej dhe refuzoj t’i ve nje emer sepse s’dua te gabohem e te rrenoj shoqerine nga dicka per te cilen une as qe e di sa e fuqishme eshte si ndjenje. Une nuk di cfare te bej,jam shume konfuze. Nuk e di cfare ndiej dhe cfare duhet te ndiej. Do te doja shume qofte dhe nje pergjigje te fundit,dua te qartesohem me teper. Dua te di mendimin tend dhe gjykimin se cfare duhet te bej une ne nje rast te tille. Cfare te mendoj,cfare t’i them vetes dhe ne fund te fundit cfare eshte ajo qe ka vertet rendesi ne gjithe kete. Jam ne pritje te nje pergjigjeje. Faleminderit per mbeshtetjen e deritanishme dhe gjithe te mirat! Uroj te kem nje pergjigje te ardhshme sa me shpejt!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.