Këshilla/Blog

Suli 05.05.2022

Pershendetje
dua te ndaj nje shqetsim te madh qe kam tash e 6-7 muaj.
me pengon shume menyra se si hane njerzit se e konkretisht kur pertypen si kercelojne dhembet
dhe e kam cdo dit ate problem dhe behem teper nervoze sa qe me mpihet gjysa e kokes e pastaj me kap nervoza me shume se po semurem dicka
si me ndihmon

  1. Nuk Je Vetem says:

    Përshëndetje Suli.
    Faleminderit që na ke shkruajtur duke ndarë shqetësimin tënd.
    Nga përshkrimi i kësaj që po të ndodh arrij të kuptoj se është duke u kthyer në një gjendje bezdie që të shkakton irritim.
    Duket se këto tinguj të caktuar si përtypja e buzëve apo kërcitja e dhëmbëve, të nxisin një reagim fiziologjik dhe emocional.
    A mund ta lidhësh fillimin e këtij shqetësimi me ndonjë ngjarje apo persona të caktuar në jetën tënde? A ka një moment kur je më i ndjeshem ndaj këtyre tingujve apo sa herë perceptimi yt ndaj këtyre stimujve është i njëjtë? Të ftoj që t’i kushtosh vëmendje për ta kuptuar më mirë situatën dhe reagimet që ke. Kjo do të ndihmojë për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë.

    Ndërkohë për të përballuar sa më mirë këtë shqetësim mund të provosh edhe mënyra për të ulur këto ndjesi negative, që të krijohen apo për të shmangur stimujt nëse është e mundur.
    Psh mund të përqëndrosh vëmendjen tënde tek dicka tjetër dhe jo tek personat që janë duke u përtypur, duke gjetur mënyrat që janë më efektive për ty. Disa sugjerime mund të jenë: dëgjimi i muzikës, një bisedë me dikë ndërkohë apo të bësh dicka tjetër që të pëlqen.

    Uroj që të kemi ardhur sadopak në ndihmë.
    Mund të na shkruani sërish këtu apo mund t’i drejtoheni chat me psikologët nëse keni nevojë të flisni më gjerë.
    Stafi i Nuk je vetëm.

  2. Nuk shoh dot asgje says:

    Prsh ne shtator bera 2 vaksinat e kovidit pstaj me filluan disa siptoma dhembja e madhe e kokes me kujtohen gjerat e fejmiris rruget lagjet.shtepia koti qe nuk i kam pa ndonjeher me duket sikur fo vdes fiksohem kot sikur me vjen gjyshja e vdekur ku shoh qiellin me duket sikur esht afer meje rete me duken shum afer muret betonat lulet me kujtojn lagjen shtepin dhe me fillon nje dhembje koke e rend me mpihet gjuha dhe me vjen me vjell nuk e di me ndihmoni

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.