Këshilla/Blog

aassewaf 16.11.2022

Pershendetje
Jam nje vajze 20 vjece
Kam nje problem me mamin tim Ka gati kaq vjet qe ka humbur punen dhe mendon se dikush e ka bere me qellim.. Dhe mendon se dhe un jam pjese e kesaj qe i kane bere dhe me fajeson.. nuk di si te sillem apo cfare te bej sepse nuk me beson ..Ajo me thot qe ti je fajtore qe une kam arrit ketu ne fakt une nuk kam faj per asgje .Nuk di cfare te bej dhe si te sillem..

  1. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje, e dashur dhe te falenderoj qe na ke shkruar.

    Humbja e punes eshte nje ngjarje, te cilen shume individe e perjetojne ne forma te veshtira, duke zhvilluar simptoma te ndryshme; fizike apo psikologjike. Edhe per nenen tende besoj duhet te kete qene shume e veshtire dhe mesa degjoj nga ty ka patur dhe nje ndikim te madh e afatgjate tek ajo. Me vjen shume keq per kete.
    Une doja te dija me shume nga ty mbi punen te cilen ka bere mamaja jote, arsyet reale te largimit, nese ka tentuar te punoje pasi e ka humbur punen, cilet jane personat qe ajo mendon se i kane bere kete gje dhe cila do ishte arsyeja qe ata mund ta kene bere. Nese mundesh te me flasesh me shume te lutem mbi marredhenien qe ju keni bashke. Si sillet me ty? Po me familjaret e tjere?
    Nderkohe, mund te gjesh nje moment te pershtatshem e ta ftosh ate ne nje takim; mbase ne ndonje ambjent te qete, ne natyre e ti tregosh sesi po ndjehesh nga e gjithe kjo situate dhe qe mendon se ndjen te nevojshme te kuptosh me shume. Mund ti tregosh se te vjen shume keq per te gjitha mendimet qe ajo ka ne lidhje me situaten e humbjes se punes dhe ne lidhje me mendimet se ti mund te jesh nje nga shkaqet e humbjes se saj. Mund ti tregosh dhe se po ndjen konfuzion se pse ajo e mendon kete gje dhe do doje te merrje nje informacion me te qarte. Mund te zgjedhesh qe nderkohe qe i kerkon kete, ti shprehesh dashurine, mirekuptimin e dashamiresine tende per ti dhene nje zgjidhje situates. Mendoj qe vendosja e komunikimit ne kete pike, eshte teper e rendesishme. Mund ti lesh te hapur mundesine qe ajo te ndaje me ty te gjitha cfare ndjen dhe sesi ajo i mendon gjerat pa bere nderhyrje te jashtme per ti modifikuar e gjykuar mendimin. Thjesht, leri hapesiren e kohen e saj ne menyre qe te kuptosh me teper. Nderkohe, do doja te kujdeseshe per veten duke mos perjetuar ne menyre personale cdo akuze ngritur drejt teje dhe ti lesh kohe personit tend per te menduar e analizuar me qetesi te gjithe cfare mund te degjosh nga biseda me nenen tende.
    Une do deshiroja qe pas kesaj, te me shkruaje serish e te ndaje me mua eksperiencen tende.
    Te falenderoj e te pres!
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.