Këshilla/Blog

Anxhela.Majlind 06.05.2021

Mirembrema.
Doja tu tregoja per nje problem timin.
Ka pak kohe qe ne pune njoha nje djale. Une ate e dija te martuar por ai nuk eshte I martuar. Ai ka disa muaj qe eshte afruar shume me mua. Me pare ska qene fare I afruar me mua as une me te. Por ka disa muaj qe kjo gje ka ndryshuar. Ai me ka thene qe do martohesh me mua. Po jo se me ka propozuar e ka thene per te ngacmuar. Ai madje ka bere dhe gjestin e puthjes nga larg. Kur kam qene pa mendje ai ka ardhur nga prape dhe me perqafoi. U çudita te them te drejten. Me vone dhe une fillova sikur te me mungoje kur nuk ishte. Mezi e prisja te vinte por e largoja kur afrohej pasi kisha frike nga ai. Pasi mamaja ime me ka thene qe ai ka ngacmuar nje vajze me pare e ka ndjekur por une e ndjej qe seshte e vertete. Por nga njera ane kisha frike ti afrohesha per dy arsye. E para me kujtohej ajo cka me kish thene mami dhe kisha frike se mos filloja ta doja, dhe kisha frike se a do ishte njeri I mire. Nga ana tjeter kisha frike se nese do merrte vesh qe “e dua” une, dmth ne fillim te atyre shkendijave si te them ai do tallej me mua. Une ate e shihja nga xhamat fshehurazi ndjek te vellain ne rrjete sociale pasi nuk e di nese ka ai ndonje rrjet social apo jo. Tani ai nuk do vije me aty dhe mua me merzit pak kjo. Nje dite para se te ikte ai me injoroi komplet. Nuk e di pse. Mbase se donte te kuptonte nese e doja dhe une por une kisha frike ti afrohesha per shkak te atyre çfare thashe me lart. Dhe vellai I tij tjeter me foli njehere pak si ashper. Nuk e kuptova pse. Ju lutem me thoni se çfare eshte kjo pasi as une nuk e kuptoj. Kur kam rene ne dashuri per here te pare perseri mamaja ime bashke me tezen me thoshin qe djali qe une doja me kish share. Por nuk qe e vertete. Kjo qe dashuria ime e dyte pas nje kohe te gjate. Nuk e di pse ajo nuk pranon djalin qe dua une. Hoqa dore nga dashuria e pare, pasi nuk me lejuan, nuk kam dashuruar askend tjeter per vite. Me ne fund vendosa ta hidhja pas te shkuaren dhe te vazhdoja te ardhmen por perseri e shkuara perseritet. Ju lutem me thoni se cfare eshte kjo gje qe po ndodh mes neve. Nese I tregoj qe e pelqej kam frike se do me refuzoje. Me tregoni se cfare mund te bej.

  1. Ana Troka thotë:

    E dashur letërshkruese,
    Pëlqimi dhe dashuria për dikë janë emocionuese për secilin, në vecanti kur i ndjen për
    herë të parë. Prezenca e një personi që e pëlqejmë ose e dashurojmë mund të na sjelli risi
    dhe lumturi. Megjthatë, si çdo risi dhe eksperiencë, prania e dikujt tjetër mund të nxisë
    konfuzion, ankth dhe frikë brenda nesh. Kjo bëhët akoma dhe më e dallueshme kur
    pasiguritë tona mund të jenë të lidhura me çështje të ndryshme. Ndaj, shpesh mund të
    ndodhë që të ndihemi konfuz si pasoj e pëlqimit dhe pasigurive që ndjejmë.
    Nga letra duket se ke një afeksion të veçantë për shokun tend i cili ka shfaqur gjeste
    flirtuese ndaj teje. Megjithatë, je shprehur se shpesh e ke shmangur atë për shkak të
    paralajmërimit të mamit, edhe pasigurisë që ndjenë për mirësinë dhe reagimet e tij. Do të
    ndihmonte të kuptonim së bashku gjendjen tënde nëse do të kishim më shumë të dhëna në
    lidhje me këtë situatë. Për këtë arsye, do të doja të kuptoja më shumë se nga i njeh mami
    që të dy personat për të cilët ti ke shprehur simpati dhe ku i bazon akuzat e saja. Duket
    sikur edhe pse ke dyshime për vërtetësinë e këtyre akuzave, ato sërish kanë nxitur njëfarë
    pasigurie ndaj tyre. Padyshim familja supozohet të jetë njësia që na ofron siguri, mbrojtje
    dhe besim. Ndaj, këshillat e dhënë nga prindëritë ose anëtarë të tjerë të familjes
    konsiderohen se synojnë mirëqenien dhe sigurinë tonë. Si pasoj, kur jemi në prag të
    eksperiencave që mund të sjellin një ndryshim, ato bëhen akoma dhe më të rëndësishme
    për ne.
    Shpesh kur pëlqejmë dikë i trembemi mundësisë se ndjesitë tona mund të mos jenë
    reciproke. Kur qasjet dhe këshillat e prindërve i bashkëngjiten dyshimeve tona personale,
    pasiguria jonë mund përforcohet, dhe të arrijë një përmasë paralizuese për të lënë veten të
    lirë dhe për të eksploruar më tej mundësinë për tu njohur ose për tu afruar me dikë.
    Megjithatë, ka disa gjëra të rëndësishme që duhet të marrim në konsideratë kur
    vlerësojmë marrëdhënien tonë me dikë, të cilat shkojnë përtej gjykimit të të tjerëve. Për
    shembull, mund të vlerësojmë si ndihemi në prani këtij personi. Nëse dikush na krijon
    ndjenjë të vazhdueshme pasugurie kur jemi me të, me gjasa nuk është personi i
    përshtatshëm për të ngritur prirtshmëri, apo për tu përfshirë në një marrëdhdhënie. Mund
    gjithashtu të vlerësojmë sa të qarta janë mesazhet që ja jep tjetri. Nëse ai/ajo na jep
    sinjale kontradiktore, minimalisht duhet të ndihet edhe vetë i pasigurt nëse dëshiron të
    përfshihet në një marrëdhënie. Mund të vlerësojmë tjetër, sa i hapur është tjetri ndaj nesh.
    Nga letra jote shoh që ke shumë të panjohura në lidhje me të dhe që ndihesh e pasigurt ta
    pyesësh. Kuptova që ti nuk ke mundur ta pyesësh nëse do të kthehet sërish, madje as nëse
    ka rrjete sociale ku mund të komunikoni. Një gjë e tillë, ndoshta tregon sa e pasigurt
    ndodhesh ti me të, apo sa i rezervuar është ai ndaj teje në lidhje me informacione
    personale. Duket sikur nuk të krijon shumë hapësirë për ta njohur, ashtu sikundër nuk të
    krijon as sigurinë për ta pyetur. Në këto rrethana, është e kuptueshme që ndihesh e
    pasigurt dhe pse çdo gjë që thotë mami, apo të tjerë të krijojnë pasiguri.
    Sigurisht, marrëdhëniet njerëzore janë shumë komplekse dhe nga letra kuptimi mund të
    jetë i pjesshëm.

    Për këtë arsye shpresoj dhe pres që të shkruash sërish për të folur mbi çështjet e
    mësiperme dhe kështu të përpiqemi që gjejmë një kuptim për mënyrën si po ndihesh dhe
    të shohim se çfarë mund të të ndihmojë që ta tejkalosh këtë gjendje konfuzioni. Një
    aletrnativë tjetër e vlefshme për ty mundet të jetë edhe këshillimi profesional në chat, ku
    mundesh të shpjegosh me detaje dhe të komunikosh në mënyrë të menjëhersme me
    profesionistë të kualifikuar për të të ndihmuar.
    Të uroj gjithë të mirat!
    Ana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.