Këshilla/Blog

loni 07.03.2024

Kam shu stress dhe ankth tere kohen , nuk mund tja dal ,kam shum probleme jetsore qe nuk me lejojn te mendoj asgje pozitive , nuk kalon dit qe nuk mendoj per vetvrasje ,mendoj se ky mund te jet mesazhi im i fundit

  1. Lea says:

    Sje vetem krejt kshtu jemi

  2. Anonymous says:

    Pershendetje! Une nuk jam nje nga ekspertet e faqes ,por thjesht qe person qe kerkon te te ofroj ndihme. Te kuptoj qe ndodhesh ne nje gjendje teper te rende dhe dua te te them te fillosh t’i shikosh gjerat ndryshe. Cdo problem me te cilin ne perballemi gjate jetes ndodhem per te na bere ne me te forte, per te na mesuar dicka. Cdo problem ka anen e mire, por dhe ate te keqe. Te gjitha keto probleme na ndodhin qe ne te arrijme te perballemi me jeten, me njerezit e tjere te keqinj sepse jeta eshte e veshtire, por ne na eshte dhene mundesia ta jetojme dhe kur te jepet nje mundesi e tille duhet dhe te mesojme si te perballemi me ato çfare do te na ndodhin. Une do te te sugjeroja qe te konsultohesh me me nje psikologe/psikiater dhe te flisni me familjen ose nje shok/shoqe te cilit i besoni. Ju lutem mos tentoni vetvrasje gjerat mund te behen me mire sec Jane dhe nese ju deshironi qe te jeni i lumtur si do ta perjetoni lumturine nese vendosni te largoheni prandaj perpiquni te beni gjera qe ju bejne te lumtur, kushtojini vemendje vetes tuaj dhe kujdesuni per veten. Shpresoj t’ju kem ndihmuar sadopak! Mos vendosni te largoheni nga kjo bote sepse gjerat do te rregullohen me kalimin e kohes! Ju uroj gjithe te mirat!

  3. Lorenzo says:

    Jo o vlla mos fol kshu se ka shum si ne kurajo vlla

  4. Besi says:

    Krejt kalohen ,thjesht bisedo me dike ,edhe per cikrrime te vogela.
    Na jena me te fort ,veq duhet me i fol vetes edhe me i besu vetes

  5. Anonymous says:

    Krejt kalohen ,thjesht bisedo me dike ,edhe per cikrrime te vogela.
    Na jena me te fort ,veq duhet me i fol vetes edhe me i besu vetes

  6. Anonymous says:

    Per shkak te renies se serotonines dhe dopamines ndodh kjo , urgjent duhesh te trajtohesh me barna per nje kohe te caktuar deri sa te permiresoshet gjenda , si dhe te bisedosh me psikolog.E sheh qe me kohe te permiresohet gjendja , sepse nuk ka gje qe nuk ka sherim vetem kerkoje!

  7. Përshendetje Loni, faleminderit që komunikove me faqen e nukjetëm! Më vjen keq për gjendjen
    tënde emocionale dhe për ngarkesën që të duhet të mbash në jetën tënde. Është e vërtetë që jeta
    ndonjëherë mund të ndihet e vështirë për t’u jetuar, por jam e sigurt se po të reflektosh për
    periudha të mëparshme të jetës tënde do të kuptosh që momente dhe ndjesi të tilla janë të
    përkohshme. Ato vijnë dhe ikin për t’i lënë vendin dhe momenteve të tjera ku jeta është më e
    këndshme dhe jo aq e vështirë.
    Në momente të tilla, do ishte mirë që të kishe një person me të cilin mund të flisje për këto
    mendime që ke, një njeri të besuar që do mundeshe ta merrje në telefon në çdo kohë. Gjithashtu,
    mund të bësh aktivitete që të pëlqejnë (qoftë dhe të dëgjosh muzikë ose të dalësh një xhiro)
    derisa të ndihesh më i qetë. Nëse e sheh që vazhdon të jesh në këtë gjendje, mund të marrësh
    numrin e urgjencës.
    Do të të sugjeroja që të bëje një vizitë në një psikiatër sa më shpejt ose të fillosh seanca
    psikoterapie.
    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.