Këshilla/Blog

11.02.2016

Pershendetje do doja ndimen tuaj per nje problem qe me shqeteson madje qe me ka veshtirsuar jete ne cdo aspekt ….Nuk mundem te gjej nje gjuhe te perbashket me babin tim per arsye se ai pretendon se ka gjithmom te drejt dhe duhet qe gjithcka te behet si do ai edhe pse eshte gabim …situata ka rast qe shkon dhe ne zenka ….faleminderit nese do me jepni nje zgjidhje

  1. Anila Sulstarova says:

    Pershendetje,
    Do doja të dija pak më shumë rreth natyrës së diskutimeve tuaja, për të kuptuar pak më mire natyrën e problemit. Megjithatë, ajo që mund të të sugjeroj, pa qenë shumë në brendësi të fakteve, është që, për çështjet që për ty janë të rëndësishme, të gjesh një moment të përshtatshëm dhe të qetë për të dyja palet, ku ti vetë mund të pranosh rastet që ai ka patur të drejtë dhe rastet që ai nuk të ka dëgjuar deri në fund. Përpiqu të japesh disa argumenta për atë që ti mendon që është e drejtë dhe mundësisht të ofrosh disa alternative dhe ji e gatshme për kompromise me babain.
    Si fillim, idealja do të ishte një zgjidhje e mesme për të dy ju.
    Përpiqu të kujtosh që prindërit ndonjëherë e kanë të vështirë të pranojnë që fëmijët janë rritur, sikundër fëmijët mendojnë që janë rritur shumë, kur në fakt janë ende në zhvillim e sipër.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.