Këshilla/Blog

Cerriku 13.05.2022

Pershendetje. Jam nje djale 24 vjecar. Po diplomohem ne arkitekture. Kam nje pune shume te mire dhe pune part-time. Shkoj shume mire me familjen dhe shoqerine. Problemi qe dua te ndaj me ju eshte se pas cdo “arritjeje”, sado modeste qofte, une filloj e ndihem bosh edhe pse arritja ishte e suksesshme. Jo vetem kaq, por me humbet ambicia dhe deshira per me shume, sepse mendoj qe “ja e arrita dhe kte gjene tjeter, prap do ndihem bosh pasi ta arrij”.
Kjo humbje e deshires per me shume arritje ne karriere, me ben te ndihem bosh dhe disi pesimist.

  1. jola says:

    duhet ta shohesh veten me kendveshtrim pozitiv
    ti po arrin ti vazhdon, ti ke nje pune shume nga moshataret

  2. Nuk Je Vetem says:

    Përshëndetje.
    Faleminderit që na ke shkruar duke ndarë shqetësimin tënd me ne.
    Nga ajo sa shpjegon në letrën tënde duket sikur ka një mospërputhje midis një vëzhgimi të “situatës” nga jashtë dhe ndjesive të brendshme që sjell “situata”. Pra së jashtmi është një sukses, një arritje, kurse përbrenda ndihet si “asgjë” “boshllëk”.
    Është e lehtë të mendohet se gjithmonë “duhet” të ndiejmë ato emocione që “mendojmë” se shkojnë për shtat situatës ndërkohë që ne si natyrë njerëzore funksionojmë në disa dimensione njëkohësisht dhe jo vetëm ato profesionale/ të karrierës dhe mund të kemi një sërë emocionesh përballë situatave madje edhe njëkohësisht.
    Prandaj për të kuptuar më mirë këto ndjesi do të sugjeroja që të ndaleshe pak më thellë për të kuptuar më mirë këto emocione dhe se me cfarë janë të lidhura ato.
    Nëse pas realizimit të një qëllimi në punë, ndjesia që ke është ajo e boshllëkut, po gjatë kohës që je duke punuar, cfarë ndjesish ke? A arrin të ndjehesh i ngazëllyer për punën që bën, a ndihesh nën presion? A je ndoshta duke i thënë vetes se pavarësisht lodhjes apo përpjekjes në punë përfundimi është vetëm kjo ndjesi boshllëku? A je duke i dhënë përparësi vetëm punës?
    Sa kohë kalon me shoqërinë, me familjen, me njerëz të tjerë të rëndësishëm për ty? Sa kohë kalon duke u clodhur, duke ndjekur hobitë të tua, aktivitete që të pëlqejnë e që të mbushin me entuziasëm?
    Nëse përgjigja për këto të fundit është pak ose se nuk ke mjaftueshëm do të sugjeroja që të rishikosh kohën që i kushton secilës për të balancuar sa më mirë të gjitha fushat. Ndoshta një pjesë e jotja përmbushjen nuk e lidh vetëm me punën dhe dëshiron të ketë a të përjetojë dicka tjetër. Duke ju përgjigjur këtyre pyetjeve e bërë ndryshimet e nevojshme, besoj do arrish të gjesh një kuptim më të mirë si për punën edhe për aspektet e tjera të jetës tënde, duke pasur po ashtu ndjesi më pozitive.
    Mund të na shkruash sërish apo t’i drejtohesh chat me psikologun në oraret e publikuara në faqe nëse dëshiron të eksplorosh më tej në lidhje me këtë.

    Të urojmë më të mirat!
    Stafi i Nukjevetëm

  3. Anonim says:

    Ndersa mua me kap ankthi nese do e fitoj apo jo degen qe ke ti😂😭

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.