Këshilla/Blog

nesa 03.07.2020

pershendetje dua te ju pyes rreth kesaj situate ne te cilen ndodhem nuk di qfar te bej po nuk po mund a duroj nuk kam interesim per asgje as nuk kam merzi as inat as gezim apo buzeqeshje nuk bej me zemer nuk e di si po ndihem e mpire vetem se kam vetdije por nuk kam ndjenja as gjumin nuk e bej te rahatshem madje mbreme kam fjetur vetem 2 ore madje ne oret e mngjesit kur u lodha te themi sepse nuk ndjeja faree gjum me duket vetja si te jem ne enderr kurr ska. qene me pare keshtu dhe skam degjuar kurr per ket lloj perjetimi me duket qe nuk jam as per hogje e as per doktor kerkoj nje shpjegim nga ju se a eshte normale dhe qfar trajtimi duhet bere dhe sa mund te zgjase kjo gjendje a keni informata.Faleminderit

  1. Arela Çarku thotë:

    Përshëndetje,

    Më vjen keq për situatën po përjeton dhe që po të po tremb i gjithë ky përjetim, duke qenë se nuk po i jepni dot shpjegim se çfarë është. Emocionet duket sikur janë strukur në një vend që nuk po mundesh ti kontaktosh. Interesimi për gjërat është larguar dhe ti ndihesh si e mpirë edhe në veprimet që bën. Mpirja nuk të lejon në fakt të ndjesh emocione dhe të jesh në kontakt me përjetimet e tua…Duket sikur vetja po arratiset nga diçka apo situatë e parehatshme dhe gjumi në këtë rast është një pasqyrim i përjetimit tend të brendshëm. Ai është i parehatshëm dhe kur lodhesh duke qëndruar zgjuar mund të të zërë pak gjumi. Po ashtu edhe ti, nuk po mundesh ta durosh më këtë situatë (lodhje) por ndihesh si në ëndërr, e shkëputur duke mos ndjerë interesim për asgjë dhe mungesa e përjetimit emocional po të vendos në një gjendje parehatie që nuk po i jep dot kuptim.
    Ti thua që nuk të ka ndodhur më parë kjo gjë.. sa kohë ke që po e përjeton ? Kur kanë nisur shqetësimet me gjumin dhe ndjesia e të qenurit e mpirë apo si në ëndërr? Si janë gjërat në jetën tënde këto kohë ? Vetja reagon në mënyra të ndryshme për të na mbrojtur dhe duhet të kuptojmë çfarë po komunikon ajo në këtë mënyrë..Ndër mënyrat më të mira për ta kuptuar këtë gjendje është përmes këshillimit psikologjik..Nuk e di si i ke mundësitë për tu konsultuar në një seancë psikologjike me psikolog, por mund të komunikosh dhe eksplorosh situatën që po përjeton edhe në chatin online http://www.nukjevetem.al. Të ftoj ta vazhdojmë komunikimin për ta kuptuar më shumë se çfarë po përpiqet vetja të komunikojë në këtë mënyrë..
    Gjithë të mirat,
    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.