Këshilla/Blog

Eld 23.11.2019

Pershendetje stafi nuk je vetem dhe njerzit e tjer qe do e shohin kete mesazh.Po ju tregoj nje pjes te vetes dhe jetes sime.Keshtu do me kuptoni sadopak.Gjeja qe vuaj me shum te vetja eshte,e shkuara,vetmia,dhe ofendimet qe kam marre nga shume njerez.
Kur isha ne gjimnaz vuaja shum per shkak te bullizmit.Kishte ca vajza ne klas qe me vinin ne loj para te tjereve.Talleshin,shanin dhe nxisnin te tjeret kunder meje.Nja dy vajza tjera ishin pak me te matura,nuk eshte se ishin si kto,por edhe ato nuk me kishin shoqe tamam,nuk rrinin me mua sa crrinin me njera tjetren.Kurse nje tjeter grupin e ktyre i nxiste kto kunder meje qofte edhe per dicka te vogel qe beja gabim.Skam pasur asnje shoqe ne gjimnaz.Kur kalova ne universitet,me ndryshe,te pakten nuk kam aq sulme sa kisha gjimnaz,me flasin u flas,i respektoj,me respektojne.Gjithsesi edhe aty jam zhgenjer nga shoqeria.Kisha shoqeri me dy a 3 vajza ne fillimet e para te fakultetit.U ndjeva shum e plotesuar,sikur zoti u kujtua per mua.Por ato me shan,me injoruan,u larguan nga un sapo nje pedagog me kritikoi se u pergjigja gabim.Tani thjesht nje pershendetje kemi.Jam vit 2 universitet.Kur shkova te merja nje shpi me qera qe ta ndaja me ca goca tjera prap ne fillim kujtova se do ishte mire.U flisja,u hapa zemren,u tregova per veten,u afrohesha,gjerat i ndaja me ato,futesha ne biseda,mundohesha ti beja te qeshnin.Kshu sillem un ndaj njerezve.Por njera qelloj aty e direjt sa i thash dicka per tekefonin,thjesht doja te flisja,ajo e mori shum keq,me sulmoi rend me fjal,dhe tha se sm jepte mua llogari,me akuzoi se flisja me kunja,dhe me ofendoi.Un ate e dija shoqe.Ajo ne fakt rrinte ne shpi me qera ne te njejten dhom me mua me nje goc tjeter qe e kishte ne nje klas.Ajo tjetra,nuk ishte e larget si kjo,por nxeheshe shum sa ti prekje interesat e veta sido qe ta kushe me qellim a pa qellim.Mundohesha ti sheshoja gjerat ne ate dhom.Se doja ttha kalonim mir.Kshu qe cado ndodhte hidhsha hapin e par se i mendoja si shoqe,do rrija 1 vit ne nje dhom me to e sdoja tm shihnin me sy te keq.Po nuk e di se sa her mbyllja dicka ato hapnin dicka tjeter.Nje dit po flisnin nje gjuh qe se mersha vesh,me then te verteten,u nxitova ne veprim,hera par qe fola ne menyr jo te mir,aq deshen dhe u bashkuan bashke me sulmonin,uleritnin,ofendonin,kisha dhe gabim po un sbera ze pavaresisht ca me ben kurse tjetri per dicka te vogel ste toleroi.Ca sm than sidomks kjo qe i thash per celularin.Ne fakt shyqyr ju dha rasti te me fyente,se e dija do vinte nje rast do shperthente,se ajo mua nuk me donte e pelqente.Ishte debat i madh,fjal te renda,nje fjal mbaj men qe mtha”kujton se je vet e mir,je e trash,edhe kushuriri im 3 vjec di te pergjigjet me mir se ti,
Por pavaresisht kesaj kerkova falje,i sheshova vet gjerat serish,u pajtuam,hengrem dark bashk,nja dy dit me von u largova nga shtepia.Tani banoj ne shpin time dhe jo me qera.E si ta thuash ai moment shenoi gjithcka per mua,mesova dicka..nuk duhet ti besoi dhe ti afrohem askujt,do vij koha qe do lendohem.Ne klas nuk esht se kam gjera te tilla,edhe ca kemi pat e kemi zgjidhur,.Por vuaj,vuaj shum nga vetmia,vuaj shum nga te dhenit gjith frymen per te tjeret dhe te mos me duan,vuaj shum qe vec un jap,afrohem,kuptoj,dua te miren dhe gjithcka qe marr jan ofendimet,sharjet,refuzimet.Kjo dhe me ka ndryshuar si njeri.Po bej ca koh.Kam nisur alkoolin.Dua te harroj,boten,veten,qofte edhe per disa minuta.Nuk me behet asgje.Kam endrra po nuk e di si do i realizoj ne kete gjendje qe jam.Te familjes nuk me kuptojn,ne fakt i urrej dhe ata,vetem me kan ulur dhe dhunuar kur kam qene me e vogel.Ndihem pa jete.Kam ndryshuae.Gjith kto gjera.Me kan lene nje frik te madhe te rri pran nje grupi shoqeror,kam frik kur flas ne msim,njekohesisht urrej e faktin qe kaloj rruges e te klases nuk flasin,nuk kam ndikend te ndaj kafen,..Ndihem pertok

  1. Dario thotë:

    Pershendetje Elda,
    E kuptoj pak a shume gjendjen tende shpirterore.
    Gjithmone dhe une jam ndjere ne te njejten menyre me disa shoke,por jam munduar te qendroj larg negativitetit dhe te jem pozitiv dhe ti ndihmoj te tjeret me aq sa mundem.
    Nje rast kam pasur me nje koleg ne pune qe i tjeterson fjalet dhe mundohet te nxjerre veten mire ndersa te tjeret keq.Ajo cfare une bera eshte qe nuk u tregova harbut por degjova ckishte per te thene dhe i fola miqesisht qe ne jemi kolege dhe punen e kemi te perbashket dhe eshte e rendesishme qe ne si grup te dalim mire qe edhe puna te na dale mire.Tani shkojme shume mire dhe ai nuk sillet me ashtu.
    Te gjithe njerezit qe jane sjellur ashtu me ty do te ta ndjejne mungesen,do ndihen keq qe humben shoqerine tende te sinqerte,ndoshta edhe nuk dijne te vleresojne shoqerine e sinqerte te dikujt,ta bejne te ndihet mire,ta respektojne,ta vleresojne dhe te mos e fyejne me arrogance dhe egoizem.Gjithsecili njeri duhet vleresuar si qenie humane,qe nga njeriu me i varfer tek ai me i dobeti,duhet inkurajuar,duhet vleresuar,sduhet lene pas dore.Motoja e shoqerise duhet te jete : “Nje per te gjithe,te gjithe per nje”.Kur dikush ndjehet keq,shoqeria duhet ta ngreje ne kembe qe te vazhdoje te ece,qe edhe nje dite ai njeri ta beje te njejten gje per dike tjeter.

    Alkoolin duhet ta lesh sepse te demton me shume sesa te ndihmon.

    P.S: Stafit NJV,po angazhohem qe ta ndihmoj,nese mundeni ma postoni kete koment qe dhe ajo te vendosi nese e do ndihmen time pervec keshillave ketu.Normalisht nje keshille vlen,por me shume nje njeri kerkojne ta degjojne.Nese ajo vendos ta pranoje ndihmen time jam mese i gatshem ta degjoj,sepse edhe dikur dikush ka bere te njejten gje me mua.
    Nuk me intereson as anonimati asnje gje pasi te gjithe njerez jemi,rendesi ka qe kjo vajze te mos ndihet me keshtu.

    1. Fondacioni Together Albania thotë:

      Përshëndetje Dario,
      Ju ftojmë të lexoni rregullat e faqes së Nuk Je Vetem për të patur një ide sesi funksionon: http://nukjevetem.al/rregullat-e-forumit/?preview_id=187&preview_nonce=ba1846242e&preview=true

      Faleminderit për mirëkuptimin,
      Stafi i Nuk Je Vetem

  2. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike thotë:

    Pershendetje e dashur Eld,

    Me vjen shume keq qe ndihesh keshtu dhe qe te kane ndodhur keto gjera.

    E di sesa e veshtire eshte te duash te afrohesh me njerezit, por te marresh shperfillje dhe sulme. Te duash dhe te duhesh jane dy nevoja baze te njeriut, qe, nese nuk plotesohen, ne vuajme.

    Une e ndiej mes rreshtave vuajtjen tende, deshperimin qe vjen prej mosmarrjes se dashurise. Ti e ke perfunduar letren duke shtuar me nje rresht se te kane dhunuar ne shtepi. Uroj te kishte qene ndryshe, por derisa eshte keshtu, te kuptoj dhe te jap te drejte per ndjenjat e tua te zemerimit ndaj tyre. Askush nuk ka te drejte te dhunoje askend. Asnje femije nuk mund te rritet i shendetshem, me dashuri per veten dhe me besim ne vete nese nuk merr dashuri ne femijeri dhe brenda familjes.

    Une te sugjeroj te perpiqesh te kuptosh me veten tende per çfare ke me shume nevoje ne keto momente dhe kush mund t’i pergjigjet kesaj nevoje. Nga ketu, une kuptoj qe ke shume nevoje te degjohesh, te kuptohesh dhe te pranohesh per ate qe je. Me ke mund ta besh, me ke mund te flasesh qe sot qe mund te te ndihmoje te dalesh nga kjo gjendje dhe te rifitosh besimin ne vete? Mund te mbeshtetesh tek ne nese nuk te gjendet prane ne keto momente. Fol me njerez te afert dhe konsultohu me nje profesionist. Na shkruaj serish per te na treguar sesi do jesh ne vazhdim.

    Perzemersisht,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.