Këshilla/Blog

A* 11.01.2021

Pershendetje Jam 27 vjec ,qe ne moshen 18 vjec jam lidhur me nje djal dhe kete vit u martuam . Me do shume dhe un e dua mendoj por disa mendime me bejen shume konfuze sepse me ndodh me djem te caktuar te kem deshire te flirtoj ose te ndjehem e pelqyer ndaj tyre . Un nuk dua te tradhetoj dhe nuk dua te ndahem nga burri po me duket sikur keto shenja tregojne qe un nuk ndjehem totalisht e plotesuar edhe mos ndoshta duhet te ndahem prej tij qe te shpetoj nga kjo gjendje qe me torturon dhe nuk di si te veproj dhe cfare vendimi te marr . Me ka ndoshur para tre vitesh me dike qe e shikoja cdo dite dhe mendoja mos kisha rene ne dashuri por pasi u largova nga vendi ku e shikoja cdo dit me kohen sikur u largua pak po sa here mund ta rastesis diku un behem shume keq dhe me rri mendja tek ai . Por me ka ndodhur te kem pak a shume te njejtin pelqim per dike tjeter qe kam takuar keto dit per me teper eshte dhe i lidhur . Cfare dreqin eshte kjo un e urrej tradhetin dhe e paragjykoj dhe nuk mund te jem kurrsesi e tille . Ju lutem me ndihmoni me jepni nje shpjegim nga vjen pse dreqin me duket sikur ndjej per persona te caktuar edhe pse mund ti kem pare per here te pare . Ju lutem nje pergjigje se ndjehem shume bosh dhe kot sikur po behem aq e keqe sa nuk mund te meritoj respektin e askujt 😞

  1. Dorina Kapaj thotë:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. E lexova me kujdes pershkrimin e shqetesimit tend dhe natyrshem lind pyetja nese ndishesh apo jo e permbushur ne marredhenien me bashkeshortin qe ndihen nevojen per ta kerkuar afeksionin apo joshjen diku tjeter? Ti e thua me dyshim kur thua qe “edhe une mendoj se e dua”. Mendoj se eshte e rendesishme te kuptosh se cfare eshte duke te te shtyre ty larg bashkeshortit tend qe te ben te jesh e terhequr nga meshkuj te tjere. Ndoshta ke mungesa ne marredhenie dhe te lind natyrshem ti kerkosh diku tjeter ose ndoshta je e zemeruar me te dhe ne menyre ta pavetedijshme kerkon ta lendosh duke kerkuar vemendjen e nje mashkulli tjeter. Si eshte marredhenia juaj? Cfare ndihen ti per te? Ti thua qe ndihen per persona te tjere edhe pse mund ti kesh takuar per here te pare dhe kjo eshte dicka qe mund te tregoi se si per ty nuk ka rendesi se cili eshte, mjafton te jete dikush tjeter nga bashkeshorti yt. Cfare mendimi ke per kete gje? Mirepres pergjigjen tende per te vazhduar pak me tej reflektimin ne kete drejtim ose te mirepres ne chatin e nukjevetem.al per te biseduar ne menyre te drejtperdrejt.
    Te uroj gjithe te mirat.
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.