Këshilla/Blog

dija 27.07.2020

pershendetje jom nje vajz nga kosova dhe kam kete hall qe kur kam qen femij gjithmon kur me pelqente ndonje djal gjdo nat fantazoja sikur jom e martuar me te pasta tjetrii kur me pelqente filloj edhe me te fantazoja njejt gjdo djal qe me pelqente ja filloja keshtuu gjith mon te fantazoj por nuk e di pse nuk ndihesh shum e lumtur si vajzat e tjera ne shpyrt nuk ndihesha shum e lir mbyllen ne vete nuk flas shum dhe shoqeri nuk kam, shum her ndihem mir her keq me hulatet humori ju lutem me epni nje keshill a esht normale kjoo qe po me ndodh apo jo a jom vetem un qe fantazoj ksii gjera nuk e dii ju lutem me epnii nje keshill perse me ndodh keshtuu.

  1. MSc. Enkel Bulica thotë:

    Pershendetje Dija, pikerisht atehere kur kemi deshira por ndjejme nje frenim te brendshem per t’i realizuar dhe per t’i jetuar, atehere fantazia hyn ne funksion per te kompensuar. Ne fantazi njerezit mund te bejne gjithcka, mund te jene te gezuar mund te jene te lumtur, mund te jene presidente, mund te jene te pasur, mund te martohen me princin e kalter, etj… nje bote e pafundme e cila mund te na ngushelloje dhe argetoje per momentin, por e cila mund te kthehet ne dhimbje atehere kur perballemi me realitetin. Kjo pasi fantazia dhe realiteti mund te jene dy rruge qe nuk takohen. Zhytja ne fantazi ndonjehere eshte dhe nje menyre per t’u mbrojtur nga realiteti, per te shmangur perjetimin e ndjenjave te dhimbshme dhe per ta ngushelluar veten ne nje fare menyre.

    A do te deshiroje te flisnim me shume per kete gje?

    Te mirepres
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.