Këshilla/Blog

Dona 23.02.2021

Vellau im eshte perdorues i hashashit mirepo pasi qe e kam zbuluar une me ka premtuar qe do te heq dor. Me heret ka dal cdo dite pothuajse tere kohen, dhe pasi qe ka vendos te heq dor nga hashashi si mundesi ka vendosur qe te qendroje ne shtepi tere kohen dhe nuk del me pervec se ne pune. Mirepo mua me shqeteson fakti se cka mund te ndodhe ose si duhet une te sillem tani sepse ai nuk ka disponim, kur kthehet nga puna qendron pothuajse tere kohen shtrit duke shiku tv ose telefon. Kam frik mos po ka ndonje pasoje si depresion ose ndonje gje tjeter si pasoje.. Sa kohe zgjat qe te pastrohet nga hashashi dhe cka me sygjeroni te bej.

  1. Nuk Je Vetem thotë:

    Pershendetje Dona, e kuptoj shqetesimin qe ke sjelle dhe te pergezoj qe po kerkon ndihme.
    Perdorimi i hashashit eshte nje sfide personale e vellait tend, e cila mund te jete shprehje e nje shqetesimi te gjendjes psikologjike qe vellai mund te jete duke kaluar. Sa kohe ka qe ai e ka perdorur kete droge? Mendoj se keni bere mire qe keni kerkuar ndihme profesionale, eshte me e rendesishme qe vellai te kete mundesi te punoje me te kuptuarin e emocioneve dhe mendimeve te cilat e shtyjne drejt gjetjes se kenaqesise te hashashi. Ajo qe eshte e rendesishme per ju si familjare te tij eshte te shihni permiresimin e tij ne kushte afatgjata te cilat kane me shume mundesi te realizohen dhe jo me kushte te prera te cilat mund t’i shkaktojne me shume presion dhe per pasoje padashje ta shtyjne me teper drejt sjelljeve te lidhura me perdorimin e hashashit.
    Ajo qe mund te beni eshte t’i gjendeni prane, pa i bere moral apo pa u perpjekur ta beni te ndihet ne faj, per te folur me te dhe per ta ndihmuar atehere kur dhe ai e vendos se ka ardhur koha te kerkoje ndihme profesionale. Mund ta pyesesh sesi ndihet, te organizoni aktivitete se bashku, shetitje ne natyre etj. Mund edhe ti sugjeroni qe te kerkoje ndihme profesionale tek nje psikolog apo edhe ketu ne chatin e Nukjevetem.al qe mund te bisedoje drejtperdrejt online me nje nga psikologet e faqes.
    Shpresoj te ju jemi gjendur sadopak me kete pergjigje,
    Gjithe te mirat,
    Stafi i Nuk je vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.