Këshilla/Blog

Eri 17.09.2020

Pershendetje! Une jam nje 16 vjecare dhe jetoj ne Tirane. Qekur kam qene 12 vjece pra ne klase te shtate me ka munduar ky problem. Pas nje zenke u ndava nga grupi i shoqeve te atehershme dhe mbeta vetem. Dhe qe prej asaj kohe kohe kam ndenjur vetem. Mirepo duke e izoluar veten me shume, u be e veshtire per mua te socializohem. Sa here qe jam ne nje vend me njerez kur duhet te flas me ta, me merren mendte, me djeresiten duart, me djersitet i gjithe trupi, me nderpriten mendimet etj. As jashte nuk dal dot sepse ne nje fare menyre mendoj sikur njerezit tallen apo me gjykojne. Nuk arrij dot te krijoj lidhje me personat e tjere dhe kjo gje me ka demtuar shume. Jam perpjekur tja sqaroj mamase apo mesueses problemin tim por eshte e kote.
Nje problem tjeter qe kam jane mendimet ne koken time. Ndonjehere kam disa mendime sikur une ose ndonje nga familjaret e mi do te vdese dhe per ti ndaluar keto mendime me duhet te trokas ne grushta ne mur ose ne toke ose ne tavoline.
Ju lutem ju kerkoj te me ndihmoni pa me gjykuar sepse nuk kam vend tjeter ku te kerkoj ndihme.

  1. MSc. Sokol Kosta thotë:

    Pershendetje. Të falenderoj per pyetjen. Së pari dua te te them se nga sa me siper kuptova që ke një bote shpirterore të zhvilluar (inteligjence emocionale) dhe aftësi per te formuluar mendimet e qarte dhe larmishëm. Duket sikur “zenka” e atehereshme (pra ndarja nga grupi ose perjetimi I kesaj ndarje si perjashtim nga grupi qe mund te kete qene realisht I tille) eshte perjetuar me pas prej teje si traume. Pra nga mosha 12 vjec ti mbart ne vete te gjitha emocionet qe lidhen me kete pervoje, psh, ndjenjen se mund ta kesh pasur ti fajin, ose perkundrazi se e kane pasur ato fajin ( prej nga vjen edhe zemerimi qe ke te fshehur brenda vetes dhe qe shprehet ne formen e mendimeve qe te shqetesojne sikur do te vdese nje nga familjaret e tu), ndjenja e izolimit dhe humbja e besimit te vetja, habine pse ndodhi e gjithe ajo gje dhe sigurisht edhe deshiren per ta zhbere te gjithen dhe per te qene edhe njehere e “pranuar”. Izolimi nga ana tjeter perforcon idene e te qenit e papershtatshme, njesoj sikur tashme je percaktuar se kush je qe nga ajo ngjarje. Ne fakt traumat kete efekt kane; te “percaktojnë” – ne kuptimin psikologjik – dhe realisht ky eshte kuptimi I tyre qe ti I mbart me vete si nje “dimension I pandryshueshem I personalitetit tend”. Ti kujton se tashme “te gjithë” do te nderveprojne me ty nisur nga keto “kritere” te reja te vendosura nga ngjarja-traumë. E gjithe kjo behet edhe me e veshtire kur njerezit e afert “nuk te kuptojnë” edhe kur I thua problemin qe te mundon, madje edhe qartazi sic e shpreh ti. Gjurmet qe lene keto ngjarje qe megjithese ne dukje jane teresisht te “kapercyeshme”, vihen re sidomos ne simptomat fizike qe rishprehin emocionin e perjetuar realisht/ ose derivativ te asaj ngjarje. Trupi eshte bartesi real I cdo emocioni. Ankthi qe ke nga situatat sociale e tregojne kete gje, dhe sic thone, ankthi asnjehere nuk genjen. Nderpriten mendimet, djersiten duart, te merren mendte. Madje edhe ne shkrimin qe drejtohesh kerkon qe te “mos paragjykohesh”. Duket sikur nuk “beson” se mund te jete ndryshe. Ti je ndjere e tradhtuar ndoshta ne ate rast kur u ndave nga grupi, mund te ndihesh vazhdimisht ne kercenimin e kesaj tradhtie dhe akoma me shume mund ta “kerkosh” gjithandej ne marredheniet e tua nje tradhti te re (nga frika qe ke ) per ta shmangur nje “traume” te re. Por tani ne fakt gjerat kane ndryshuar megjithese ti nuk arrin te besosh ne kete realitet te ri. Ti nuk je me 12vjec, megjihtese sic te thashe efekti I traumave ky eshte; ato “fiksojne”.. Pra ti mund te ndihesh ne kete aspekt (ne marredheniet shoqerore) ende 12 vjec. Por ti tani nga ana tjeter mund te reagosh ndryshe, apo jo? Ajo qe dua te them eshte se cka mund te besh lidhur me shqetesimin tend eshte te flasesh, te shprehesh njesoj si ketu pasi megjitehse gjithcka mund te kaloj vete, fakti qe ke zemerim nenkupton qe mund te jete e veshtire qe kjo te ndodhe pa “e nxjerrë “ kete zemerim qe ke me gjithë boten (ndoshta edhe me nenen), le te themi,duke folur per dhimbjen tende te atehereshme. Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.