Këshilla/Blog

12.02.2016

Pershendetje stafi i nderuar !
Sot ju ndoqa ne tv andaj vendosa tju shkruaj .
Ka koh qe ndihem shum e fryr nuk di si tia bej me dhemb kam dhe therje nga barku . Para dhe pas cdo ushqimi kam dhimbje dhe fryerje ju lutem doja ndoje sugjerim nga ana juaj cfar ilaci tperdor . Kontaktova me nje mjekun ktu dhe me dha ilac per ulcer stomak une skam asnji problem me stomakun as me ulceren asnjiher skam pas , ju lutem me ndihmoni pasi sdi cfar te bej ta perdor ate ilac apo jo eshte shum urgjente pasi gjendja ime eshte serioze spo duroj dot keshtu , ju faleminderit

  1. Dr. Eljona Dine says:

    Pershendetje!
    Duke u nisur nga shqetesimet qe ju paraqisni, te cilat ndikohen nga marrja e ushqimit, problemi juaj lidhet kryesisht me crregullimet e tretjes te cilat mund te shfaqen pas konsumimit te ushqimeve pikante dhe te pasura ne kalori, tek personat mbipesha , nga perdorimi i disa medikamenteve. Prania e ulceres se stomakut gjithashtu, te ngrenit shume shpejt dhe ne sasi te medha, intoleranca ndaj laktozes (sheqeri te qumeshti i kafsheve), konsumimi I alkoolit gjate ushqyerjes mund te shkaktoje gjithashtu shqetesime te tilla si fryrje dhe dhimbje te barkut. Per te percaktuar shkakun e shqetesimeve tuaja do tju keshilloja nje vizite tek mjeku specialist gastroenterolog, i cili do tju rekomandoje analizat dhe ekzaminimet perkatese per te vendosur diagnozen.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.