Këshilla/Blog

23.02.2016

PERSHENDETJE KAM MBI 2 MUAJ QE SJAM MIRE NGA GJENDJA EMOCIONALE ME KA KAP NJE PESIMIZEM ME DUKET CDO GJE E KOT KAM FRIKE MOS HUMBAS NJEREZIT E MI TE AFERT MENDOJ SHUME PER FUNDIN(VDEKJEN) SI DO JETE CFARE NDODH PAS SAJ ETJ ETJ.JAM NE KURIM E SIPER PASI U KONSULTOVA ME NJE PSIKIATRE PERDORA ALPRAZOLAM DHE TANI PO PERDOR ZOLOFT 2 KOKRRA.JAM CIK ME MIRE SE NUK KAM ATE MBYLLJEN NE VETVETE PO PERSERI KETO MENDIME ME MUNDOJNE DHE ME DUKET SIKUR ZDO ME IKIN NDONJEHER.DHE NE PESHE KAM REN SHUME GATI 15 KG NE 2 MUAJ NUK E DI NDOSHTA ESHTE NGA KETO ILACET.ANALIZAT I BERA TERA DHE ME DOLEN MIRE NUK E DI NDIKOJNE KETO IKACET NE REZULTATIN E ANALIZAVE.JU LUTEM ME JEPNI NJE MENDIM CA DUHET TE BEJ DHE A PO MAR MJEKIMIN E DUHUR.

  1. M.XH says:

    Pershendetje,
    Nuk mund tju jap nje pergjigje konkrete se si kane ndikuar medikamentet ne rezultatin e analizave tuaja, por do te perpiqem tju jap disa keshilla se si mund te punoni per te dale nga kjo gjendje qe ju pershkruani me lart.
    Frika nga humbja eshte nje frike qe te gjithe e perjetojme ne momente te caktuara te jetes sone, ajo qe ju sygjeroj per mos t`u munduar vazhdimisht nga kjo lloj frike eshte te filloni te kaloni me shume kohe cilesore me keta persona qe ju keni frike se mos i humbni. Mund te perfshiheni me shume ne aktivitetet e njeri tjetrit, te kaloni me shume kohe bashke, te gezoheni keshtu do te mund ta hiqni fokusin nga mendimet se do ti humbni per tu fokusuar se cfare gjerash te tjera me te bukura mund te beni sebashku.
    Do tju sygjeroja gjithashtu qe te perpiqeni te perfshiheni me shume ne rrethin tuaj shoqeror, mund te filloni me disa persona qe i konsideroni me te afert te beni disa aktivitete sebashku gjate dites dhe me kalimin e kohes te perfshiheni dhe te jeni aktiv edhe ne nje grup shoqeror edhe me te gjere.
    Po ashtu doja tju pyesja nese keni nje person te besuar qe here pas here ti shprehni gjendjen tuaj, dike qe ju degjon dhe ju kupton njekohesisht, ne te kundert ju sygjeroj qe ne situata me te veshtira ku ju jeni i mbyllur dhe i shqetesuar mund te zgjidhni te shkruani nje nje bllok disa nga mendimet, emocionet qe ju pershkojne ne ato momente.
    Per me teper do tju keshilloja ti drejtoheshit nje psikologu per te punuar me cdo shqetesim qe ju ndjeni.

  2. Skerdi Zahaj says:

    Përshëndetje,

    Unë e shikoj si një aspekt shumë pozitiv që Ti po kërkon këshillë në lidhje me gjendjen tënde.
    Zakonisht, të gjithë njerëzit mendojnë për vdekjen. Njerëzit kanë aftësinë mendore që të projektojnë veten e tyre në të ardhmen dhe si rrjedhjojë e kësaj mendojnë që të afërmit e tyre do vdesin si edhe që edhe ata vetë do vdesin. Të mendosh për vdekjen dhe humbjen e njërëzëve është njerëzore. Çfarë ka ndodhur tek ti që je fokusuar tek vdekja gjatë kësaj periudhe? Pse tani? Pse jo më pare? Cila është frika më e madhe për humbjen dhe vdekjen e njërëzëve të afërt? Për kë më shumë?

    Më vjen mirë që je konsultuar me një mjek dhe që ke marrë medikamentet. Megjithatë, unë do të rekomandoja që të takoje një mjek tjetër pasi rënia në peshë në një kohë kaq të shkurtër është pak shqetësuese. Ndosha mund të ndryshosh medikamentet? Si je ti me oreksin? Sa vakte ha? Si je me gjumin? Këshilla ime do të ishte që në fillim të përmirësoje regjimin ditor (ushqimi, gjumi, shëtitjet, shoqëria). Gjithashtu, të takoje sa më shpejt një mjek tjetër psikiatër. Të presësh rreth një muaj dhe nëse gjendja vazhdon kështu mund të fillosh trajtimin psikologjik.

    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.