Këshilla/Blog

Abc 05.05.2021

Pershendetje
Kam nevoje per ndihmen tuaj.
Mbesa ime 16 vjeçare ka disa dite qe i ka treguar mamit te saj se ka nje lidhje gati nje vjeçare me nje djale ne lagjen e saj. Eshte lidhja e trete brenda nje dy vjeçari. Ka nisur lidhjen e saj te pare qe ne moshen 12 vjecare, qe ka qene vetem shkembime letrash e mesazhesh. E njejta gje edhe e dyta pervec se perfundoji ne nje sher te vertete midis te rriturish qe per fat nuk perfundoji dikush ne burg. Ndersa ne kete lidhje ka takime me tè tek pallati dhe ende skane arritur dicka me shume. Problemi eshte se mami saj eshte vetem pasi i shoqi punon jashte shtetit. Afer saj ka vetem sojin e te shoqit dhe per cdo gabim te femijve te saj, eshte kjo qe gjykohet prandaj nuk mund te kerkoje ndihme nga dikush aty. Mbesa i ka kerkuar qe te mos i tregojne te jatit pasi nese e merr vesh ai; ajo do te largohet nga shtepia, dmth e ka kercenuar. Nuk dime cfare te bejme, ndoshta mbesa ka krijuar nje rutine te tille qe vetem kalon kohe me djem, ngaqe edhe vendi ku jeton ska shume aktivitete. Cfare te bejme a ti tregojme te atit? Si mund ta largojme nga kjo lloj rutine?
Ju faleminderit

  1. MSc. Sokol Kosta thotë:

    Pershendetje. Mungesa e babait kuptohet qe ka sjelle edhe nje veshtiresi me teper per te emen lidhur me shqetesimin qe sillni juve. Gjithsesi kete shqetesim ketu duhet ta sjelle e ema pasi ajo eshte personi kujdestar per mbesen tende. Mbesa sic duket I ka treguar nenes se saj per kete lidhje qe do te thote ende ka nje linje komunikimi midis asaj dhe nje adulti ne ambientin e saj. Shantazhi qe ka bere vajza lidhur me ikjen nga shtepia eshte nje forme per te mbajtur komunikimin ende ne kete nivel pra vetem me te emen. Presioni qe ka mamaja nga “fisi” I bashkeshortit mund ta komplikoje edhe me shume dinamiken qe ekziston tani per tani, psh ta shtyje te emen qe nxitohet ne ndonje veprim lidhur me te bijen. Sigurisht qe gjeja me e mire qe mund te beje nena ne kete rast eshte qe se bashku me te bijen te takohen me nje psikolog, pasi sic duket vajzes I mungon I ati dhe ajo perpiqet ta zevendesoje me figura mashkullore. Ndoshta vajza ka nevoje te komunikoje me dike qe nuk eshte pjese e “botes” se saj. Nese ka probleme te tjera qe lidhen me sigurine e vajzes sigurisht qe te gjitha keto bien poshte dhe babai duhet te perfshihet menjehere. Lidhur me komunikimin me te atin eshte nena pergjegjese nese vendos apo jo ta beje pjese tani apo me vone. Gjeja me e rendesishme eshte te kuptohet pse mbesa juaj ka nje nevoje qe ne moshe aq te vogel(12) te atashohet me figura mashkullore dhe nese ndihet deri diku e huaj me nenen e vet apo me ju ose ndonje moter apo vella te sajin. Gjithsesi mund te keshilloni te emen qe te me shkruaje ne vazhdim nese mendon se mund te me thoje dicka me shume. Nuk e di ku jetoni por te faqja nukjevetem mund te gjeni nr kontakti lidhur me cka sugjerova me siper. Adoleshenca ka “turbulencat” e saj. E rendesishme eshte te ruhet komunikimi.

    Gjithe te mirat.
    Sokoli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.