Këshilla/Blog

Nusepashke 27.02.2020

Pershendetje. Problemi im qendron tek vetja ime. Une jam ajo vajze se ciles i eshte shpifur vetja. Tani po kuptoj se cfare njeriu jam. Njerzit nuk me kane qejf, me urrejn, me injorojn, nuk me japin rendesi dhe m sillen ne nj menyre qe une te mos e dua me veten. Un nuk e kuptoj cfare u kam bere apo cfare kam un qe ata m kane inat apo nuk me durojn dot. Un cdo kush te me kerkoj ndihme apo te me flas apo cdo gje tj i ndihmoi. Gjendem prane tyre.
Un nuk eshte se jam ajo vajza e dalur e pare nga bota apo qe ka hapur syte. Pasi un gjithmon kam ndejtur pas librave shkolles prinderve. Nuk me ka interesuar qejfi im apo gjerat e moshes. Kam dashur te jem tipi qete. Se kuptoi pse te tj sillen ne kete forme me mua. Un dua te ndryshoi. Jo per faktin se po trajtohem kshu. Por e kuptoj qe nje tip si une ia shpif kujdo dhe pse jo t ndryshoi per veten time , te jem dikush tj. Por nuk di si. Jam shume e ndrojtur, dridhem kur me flasin te tj. Skuqem dhe nuk mund te flas corientohem shum. Nuk mund te them mendimin tim pasi e di q gjithmon do te jete gabim ose budallallek. Te lutem me ndihmo si mund te zgjidhet ky problem.

  1. Anonim14 thotë:

    Problemi nuk qendron tek ti. Fakti qe nuk te pelqejne disa persona, s’do te thote qe duhet te ndryshosh apo qe tipi yt eshte “i gabuari”. Sido qe te jesh, do kete gjithmone njerez qe do te te kritikojne, keshtu qe mos ua ver veshin dhe vazhdo te jesh vetvetja. Nuk ke pse pershtatesh ti me ambjentin dhe personat qe te rrethojne. Thjesht gjej ambjent dhe persona qe pershtaten me ty dhe shmangi ata qe te bejne te ndihesh keq me veten.

  2. ???? thotë:

    Zemer mos u ndje fare keq,jetojme ne nje shoqeri qe dhe po te dilje non stop do etiketoheshe me lloj lloj emrash.Njerezit gjithmone do e gjejne dicka ku te kapen.Qendro me njerez qe vertet te vleresojne per cfare je.Kur te merzitesh dil para pasqyres dhe thuaji vetes “ti je me e mira”,forca zemer mos u merzit

  3. I paemër thotë:

    Mos e vrit menjen je si yll

  4. MSc. Enkel Bulica thotë:

    Pershendetje dhe te falenderoj qe na ke shkruar.

    Me sa kuptoj nga sa ke shkruar, ti ndjen se te tjeret nuk te pelqejne dhe po ashtu ty nuk te pelqen vetja dhe kerkon qe ta ndryshosh. Madje ti e di se cdo gje qe do shprehesh do te jete “gabim ose budallallek”.

    Le te fillojme nga elementi i pare: qe te tjeret te kane inat dhe nuk te durojne. Cilat mund te jene karakteristikat e tua qe i ben te tjeret te ndihen keshtu? Nese do mund ta percaktoje cilat jane gjerat qe i ben te tjeret qe te te largojne?

    Per sa i perket imazhit qe ti ke per veten: A ka ndonje imazh tjeter se si do te doje te ishe? A ekziston nje imazh i tille ne fantazine tende qe nese do ta plotesoje atehere ti do ta doje veten dhe te tjeret do te te donin ty? A ka dicka qe te pelqen tek vetja jote tani?

    Per sa i perket ndrojtjes dhe ndjenjes se turpit, zakonisht buron nga gjykimi dhe kritikat qe i bejme vetes. Eshte nje perpjekje qe te mundohemi ta shohim veten me syte e te tjereve para se te bejme apo te flasim dicka. Eshte nje perpjekje qe te sigurohemi se ajo cfare do bejme dhe themi nuk do kritikohet nga te tjeret aspak pasi kjo na shkakton dhimbje. Eshte nje perpjekje per te bere dhe thene gjera qe jane vetem te lavderueshme, pasi kjo na ben te ndihemi mire me veten. Pra te perceptohemi nga te tjeret jo per menyren se si jemi, por per menyren se si fantazia jone na e dikton qe te jemi. Te pagabueshem. A njeh qofte dhe nje njeri qe eshte i pagabueshem? A eshte e drejte qe te pretendojme nga vetja qe te jemi te pagabueshem? Eshte nje presion shume i madh apo jo?

    E kuptoj qe mund te ndihesh e pafuqishme per ta shprehur veten, ndjenjat dhe mendimet pasi “gjykimi” i vendos nje barriere. Dhe kjo barriere mund te shnderrohet ne “me mire nuk po flas” ose “me mire nuk po bej” ose “me mire nuk po perfshihem” duke ta shtuar dhe me teper pakenaqesine ndaj vetes dhe duke rritur shmangien e shprehjes se vetes para te tjereve.

    Duke shpresuar te te kem ndihmuar sadopak, te ftoj ta vazhdojme me tej kete bisede.

    Gjithe te mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.