Këshilla/Blog

petro 24.06.2022

pershendetje kam 5 vjet qe pesoj kriza si psikologjike ashtu edhe nervore edhe me nevoitet ndihma e dikujt dhe mendoj se me duhen edhe ilace kam mendime shum te keqe edhe perpiqem te mbaj qetesin por erdhi momenti qe nuk duroj me kto 5 vjet filloj gjendja ime te behet gjithmon edhe me keq nuk kam shoqeri sepse kam frik nga cdo gje sepse gjith jeten time me tallnin pa arsye jam mbyllur ne vet vete ju lutem kontaktoni me mua qe te me sugjeroni ku te shkoj ju falemindert

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje Petro,

    Me vjen mire qe ke shkruajtur. E marr me mend qe keto 5 vite kane qene shume te veshtira per ty, si nga ana emocionale dhe fizike. Nderkohe do doja te dija dicka me shume rreth asaj qe po perjeton, me deshiren per te te ndihmuar. A mund te mi pershkruash keto simptoma qe ti i quan kriza psikologjike dhe nervore? Kur fillojne ato?
    Ne cfare situatash ? Sa shpesh ndodhin? Cilat jane mendimet e tua para se te fillojne keto simptoma? Si ndihesh ti ne keto momente? Cilat jane simptomat fizike qe shoqerojne keto emocione? Vi re se si mendimet ndikojne ne ate qe perjeton emocionalisht dhe fizikisht. Me vjen keq per bullizimit qe ke perjetuar. Ngjarje te tilla ndikojne ne perjetime te veshtira psikologjike. Te ftoj te me shkruash per momentin e pare qe je bullizuar. Cfare ka ndodhur? Si je ndjere? Si te kane “tallur”? Nderkoh ne letren tende nuk me pershkruan se si eshte dita jote. Si e kalon diten? A ke miq, familjare, te aferm qe mund t’i besosh dhe t’i tregosh per gjendjen qe po kalon?
    Duke qene se ka kaluar 5 vite, kjo e ka veshtiresuar akoma me shume perditshmerine tende dhe te sugjeroj te kerkosh ndihmen e nje profesionisti te shendetit mendor, psikiater dhe/ ose psikoterapist. Simptomat psikoemocionale apo simptomat fizike me burim psikologjike, permiresohen nese merret trajtimi dhe ndihma e duhur.
    Mund te jesh mbyllur ne vet vete, por nuk ke pse vuan vetem. Kerkimi i ndihmes te ben akoma me te forte. Une mbetem ne pritje te letres tende te rradhes per pyetjet me larte dhe per cdo shqetesim tendin.
    Deri athere, te uroj gjithe te mirat!

    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.