Këshilla/Blog

Agim 29.03.2020

Pershendetje.
Jam nje djal 20 vjecar i posa i fejuar problemi im eshte me penis-in nuk eshte aq sa duhet i madh edhe i vogel dhe sedi se cfare te bej nuk e din asnje antar i familjes por nuk e din edhe as e fejuara ime,por nuk kam qen as te doktori nlidhje me kkete problem,sepse nuk mundem tia them se eshte dicka e cuditshme. Ju lutem shum ju pergjerohem me keshilloni me ndonje metod ose me ndonje crem qe ka efekt per ritjen e penisit.Me besoni se nuk di cfare te bej nuk bej gjum me sy.24/7mendja me rin vetem te ky problem nese do mundja ta zgjidh kete problem do isha njeriuu me i lumtur ne bot????????.Faleminderit

  1. Msc. Dorina Kapaj thotë:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Nuk mund te te jap keshilla mjekesore per te zgjidhur ate qe ti e quan problem, por po te shkruaj pasi dukesh psikologjikisht i rendua dhe duket sic thua, qe lumtuaria jote varet prej madhesise se penisit tend. Nese mendon qe ky aspekt do te ndikoj jeten seksuale me te fejuaren atehere te sugjeroj te flasesh me te e te kuptosh nese realisht eshte dicka e rendesishm per te. Duket se te gjitha pasigurite e tua perkthehen ne madhesine e penisit. Kjo duket edhe te pasiguria jote per te shkuar te mjeku dhe per te marr nje pergjigje te specializuar. Keto pasiguri mund te kuptohen si rrjeshim i faktit qe penisi shpesh here shikohet si simbol i forces, gjallerise mashkullore dhe fuqise seksuale, por padshim qe burreria nuk varet nga madhesia e tij. Problemi yt nuk eshte i cuditshem, eshte madje shume me i zakonshem sec mund te duket dhe shume meshkuj e vuajne kete aspekt. Te keshilloj te rishikosh standartin me te cilin po e gjykon veten kur thua qe “penisi nuk eshte aq sa duhet te jete” dhe te reflektosh mbi faktin qe kush e thote se sa duhet te jete nje penis?
    Mendoj se pertej shqetesimit per madhesine e penisit mund te fshihen pasiguri te tjera prandaj te ftoj te na shkruash perseri nese do te duash per te vazhduar komunikimin ose te lidhesh ne chat per te folur drejtperdrejte me nje nga ekspertet online. Gjithe te mirat.

    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.