Këshilla/Blog

Luna 14.07.2022

Ne fakulltet bera nje shoqe dhe ishte nje shoqe shum e mir si e mendoja un per arsye se me ndihmonte me gjithqka per mesime per qdo gje ishte aty dhe shpesh her mendoja qe per nje kohe kaq te shkurt te sillet kaq mir nuk e besoja qe mund te ndodh .Por dyshimet e mia filluan kur ajo me fliste me tregonte per nje shoqe te saj me gjimnaz qe ka qen lezbike dhe un isha shum kunder kesaj gjeje sepse nuk me pelqen aspak dhe me tregonte. Dhe un i thoja qe aspak nuk i kuptoj. pastaj gjat ligjeratav ma vendoste koken tek krahu dhe un si tip jam shum tip me i mbyllur skam qef te lirohem shpejt me njerz dhe me pengonte u largojsha. pastaj kur shkonim ne banjo si vajzat qe rregullohemi ajo vetem me shikonte e vreja dhe me pengonte nje dit i thash dil jasht nese don prit tha jo po rri me ty me ka ftuar tek banesa e saj nuk kam shku sepse nuk e nifja mire.  pastaj rrike me mua gjat gjith kohes problemi ka qen qe asnjeher nuk ka folur per djem apo per nje lidhje me djem dhe un hapsha tema me qellim qe te sigurohesha dhe i thash per nje djal sa bukur esht vesh, ajo mu pergjigj keshtu do vishem un neser. un i thash qe mua me pelqej stili tek ai djal jo tek vajzat me ka then i ke syt shum t bukur shum gjera pastaj ma tollovitishin koken dhe pastaj nje dite ne salle u ulem nje karrige ishte hapsir ne mes nesh dhe ajo me tha vendose qanten nga ana ime i thash jo se esht ne rregull tha jo nuk esht ne rregull dhe pas pak minutash me tha ulu afer meje ithash jo tha. Ose ulu ti ose po vi un po ulem i thash a kupton qe dua hapsir personale tha n rregull se s dua te puth iu pergjigja po aje n rregull vetem ajo po mungon dhe prej asaj dite nuk kam mbajt konakt me te nje dit me ka buzqeshur nuk kam reagu e kam blloku dhe skam kontakt me te sepse edhe diqka kur isha me shoqeri sepse ajo ka qen nje person qe ska pas shoqeri fare.  un. njoh shum shoqeri dhe kur flisnim nuk u shoqrojke aspak dhe nje dit foli keq per shoqet e mia e un per vete ekam perjetu shum keq edhe deshta mu shpreh ktu per gjithqka kisha dasht ni mendim Prej juve se a jom gabim por e kam perjetu s nuk mundesha me besu edhe dyshojsha qe mos jom une qe e disha dhe e di qe 100% kam pelqim per meshkuj dhe qdo vajz qe e shihja nuk mund ta shikoja fare prej frike qe mos po e shikoj ndryshe sepse me veprimet e shoqes time me vijke mua turp dhe e kam perjetu nje mankth te vertet dhe ende ndikon dua ta di se aka mundsi qe te jet lezbike apo nje shoqe gjeloze qe ka deshir ta mbaj shoqerin vetem ne dyja si te njifeshim shum gjat dua nje pergjigjje reale sepse kam shum nevoj

  1. Geri says:

    Si je? Si fillim mendoj se nuk duhet ta shohesh mundësinë e shoqes tënde për të pasur një orientim tjetër seksual si diçka të gabuar. Edhe pse në shoqërinë shqiptare, homoseksualiteti paragjykohet, duhet të kuptosh se nëse shoqja jote është homoseksuale, s’do të thotë se ajo nuk mund të jetë shoqja jote. Mendoj se mund të qëndroni shoqe edhe nëse ajo ka atraksion për vajzat. Si këshillë do të të thoja që ti shprehje shoqes se edhe nëse ajo ka orientim tjetër seksual, nuk do ndikojë fare tek shoqëria juaj, por do mbeteni njësoj siç ishit. Dhe nëse thotë po, atëhere me mirëkuptim mund ti thuash që ti nuk e ke këtë orientim seksual, por nuk ka asnjë problem nëse mund të kishim shoqëri.
    E kuptoj që do ndihesh në rrezik për paragjykim nëse ke një shoqe të tillë, por në këto raste duhet të bësh një zgjedhje, për ta mbajtur si shoqe, apo jo. Personalisht nuk mendoj se seksualiteti i saj duhet të ndikojë tek kjo zgjedhje.

  2. Msc. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje Luna,

    Te falenderoj qe na ke kontaktuar.
    Per ti kthyher pergjigje pyetjes tende te fundit, po, ka mundesi qe dikush te kete si preference persona te se njejtes gjini dhe fakti qe ti nuk ndjhesh rehat me vemendje te kesaj natyre nga dikush qe e konsideron shoqe dhe nderkohe ndihesh qe po te trajton ndryshe, edhe kjo eshte normale.
    Mendoj se ke arritur te vendosesh kufinj te qarte me vajzen ne fjale edhe pse me sa duket ende te ka mbetur nen lekure. Ndoshta sepse eshte hera e pare qe vendosesh ne kete pozite ku ti te jesh subjekti i interesit te nje femre dhe padyshim qe kjo gje ngjall ndjesi te reja tek ti, me sa duket edhe dyshime sic po thua. Pjese e ketyre ndjesive mendoj se mund te kete te bej dhe fakti qe vajza ne fjale mund te te jete qasur ne forme agresive dhe kjo te ka frikesuar, gjithashtu mund te kete prezantuar ne forme shume konkrete nje menyre te jeturi qe me sa duket per ty ka qene dicka jo reale, pra nuk ke besuar qe njerez te till ekzistojne.
    Perjetimet e tua jane normale dhe mendoj se sa me e sinqert te jesh me veten dhe me miqet e tu aq me mire do te ishte.
    Te uroj gjithe te mirat,

    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.